Rama-Berishës: Reflekto në këto ditë që të kanë mbetur

Kreu i PS-së ka shfytëzuar Kongresin e Sindikatave për t'i kujtuar edhë nje herë kreut të qeverisë Berisha për ultimatumin për hapjen e kutive duke i bëri atij thirrje për reflektim. Njëherësh Rama bëri apel për pjesëmarrje në protestën e opozitës.
"Ftesa për Berishën është e qartë. Reflekto në këto ditë që kanë mbetur. I bëj apel qytetarëve të marrin pjesë në protestë për të qendruar në këmbë përballë regjimit të korrupsionit, dhe vendosjen e standardeve në zgjedhje", tha Rama. Ai pohoi se shansi i vetëm për Berishën është transaprenca e zgjedhjeve dhe hapja e kutive.
Kreu i Partisë Socialiste, tha se ekonomia shqiptare ka hyrë në krizë për shkak të abuzimit të pushtetit për interesa familjare. Ai tha se kanë rënë investimet e huaja, po ashtu edhe dërgesat e emigrantëve. Sipas Ramës biznesin e vogël shqiptar me xhiro mbi 5 milionë lekë në vit e pret një numër i madh taksash të biznesit të madh në vitin e ardhshëm, ndaj ai bëri apel për anulimin e këtij vendimi. "Dhe nëse Berisha nuk heq këtë vendim, atëherë qindra biznese do mbyllen dhe do mbeten qindra të papunë", tha ai. Rama i bëri apel qyetarëve edhe një herë të marrin pjesë ne protestën e opozitës, për t'i dhënë fund përdorimit të pushtetit për interesa familjare.