E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, pretendent per "Kepucen e Arte" ne Austri

Lojtari kuqezi, Hamdi Salihi pas dy golave te fundit per Rapidin eshte renditur mes lojtareve me efektshmerine me te larte ne Austri. Mediat austriake e kane quajtur shqiptarin, si nje nuhates te tmerrshem te portes kundershtare. Sa here qe topi shkon tek Salihi, edhe goli eshte shume prane per Rapidin e Vjenes. Ne ndeshjen e fundit, bomberi shkodran shenoi nje dopiete, duke u ngjitur ne kuoten e pese golave ne edicionin e sivjetshem. Salihi eshte aktualisht mes shenuesve me te mire te Austrise dhe premton qe ne fund te edicionit, te jete shenuesi me i mire. 26-vjecari qe u "divorcua" pas tre viteve me Riedin ne ditet e fundit te merkatos, per te kaluar tek Rapidi i Vjenes, ka dhene te njejtat rezultate, ne realizmin e golave duke treguar se eshte nje sulmues cilesor. Nje sezon me pare sulmuesi ishte i demtuar, por kjo nuk e pengoi ate qe te realizonte 20 gola per Rapidin e Vjenes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›