E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dua ta njoh Shqiperine"

Braziliani Kaka, i cili shquhet jo vetem per kembet e arta, por edhe per besimin e tij te pashoq te Zoti, vetem pak kohe me pare ishte nje "ceshtje" dite, teper e diskutueshme, ne mbare boten. Ylli i futbollit qe eshte i gatshem te heqe dore nga cdo impenjim, vetem e vetem per te adhuruar krijuesin ne Kishe, tregon detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale, te ardhmen e tij te Milani dhe synimet per kete vit, ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone". Ai shprehet se deshiron te njohe Shqiperine, pasi ka degjuar per kete vend, nga i cili ka edhe miq, megjithate nuk dihet se kur do te krijohet mundesia qe ai te fluturoje drejt Tiranes nga vendi fqinj. Ne moshen 18-vjecare ai pesoi nje aksident qe ndoshta do t'i kishte kushtuar karrieren e tij te metejshme, por per rimekembjen e tij te mrekullueshme ai falenderon vetem Zotin, te cilit i dedikon gjithcka. Futbollisti, i cili nuk eshte perfolur asnjehere per thashetheme mbi jeten e tij personale ne mediat boterore, deklaron se "familja eshte baza e gjithckaje, eshte dicka thelbesore pa te cilen nuk do t'ia dilte dot". Ate, duket se edhe parate nuk e "tundin" dot. Nje oferte marramendese e sheikut te Mancesterit Sitit, Monsur, i cili afroi 150 milione euro per te siguruar kartonin e fantazistit brazilian, u refuzua ne momentin e fundit nga lojtari. Shuma e afruar dhe qe nuk u pranua nga Milani, ishte me e larta, e ofruar ndonjehere per nje lojtar, madje eshte cilesuar si nje "cmenduri" e rralle ne tregun e futbollit boteror. Tifozet e Milanit deshironin qe Kaka te qendronte me cdo kusht ne ekipin e tyre, ku ai eshte nje idhull i padiskutueshem. Kjo deshire e tyre u plotesua edhe me pelqimin e presidentit, Silvio Berluskoni. Aktualisht Milani ndodhet ne vend te trete, ne Serine A dhe eshte eliminuar nga Kupa UEFA. Ne fund te sezonit, ish-"Topi i Arte", Kaka mund te largohet tek nje ekip tjeter i madh Reali i Madridit, edhe pse kjo eshte sigurisht e dyshimte.

Kaka, se shpejti ne Tirane?

Kaka nuk ishte ne Tirane, pak muaj me pare, kur Milani i madh zhvilloi nje ndeshje miqesore me ekipin e Tiranes, ne stadiumin "Qemal Stafa". Per shkak te nje impenjimi me kombetaren e tij ne Brazil, tifozet shqiptare te shumte ne numer qe mbeshtesin Milanin dhe Brazilin, nuk paten mundesi ta shihnin nga afer. Por fantazisti brazilian i Milanit, eshte informuar nga shoket e ekipit dhe premton se do ta vizitoje ne nje te ardhme te shpejte Shqiperine, per ta njohur me mire ate.

Pasaporta

Emri i plote: Rikardo Izekson dos Santos Leite

Ditelindja: 22 Prill, 1982

Vendlindja: Brazília, Brazil

Gjatesia: 1.86 -m

Pozicioni: Sulmues

Klubi aktual: Milan

Numri ne fanelle: 22

Karriera: 2001-2003, Sao Paulo, (59 ndeshje, 23 gola)

2003- ne vijim, Milan, (175 ndeshje 64 gola)

Me kombetaren: Debutoi ne vitin 2002, 62 ndeshje (23 gola)

Ju keni filluar te luani futboll ne moshe fare te vogel. Mund te na tregoni dicka per fillimet tuaja ne kete sport ne San Paolo, ne Brazil?

Kur kam filluar te luaj futboll ne San Paolo, une kam qene vetem 8 vjec.

Na flisni pak per aksidentin, per te cilin keni thene qe ju ka njohur me Zotin? Jeni shprehur se fale mrekullise se Jezusit keni shpetuar.

Aksidenti te cilit ju i referoheni, ka ndodhur kur une isha ne moshen 18-vjecare. Kjo ishte para se une te behesha pjese e nje skuadre te vertete. Koha pas aksidenti ishte nje eksperience e mrekullueshme me Zotin, edhe pse konvertimi im si i krishtere, ndodhi shume vite me pas.

Me pas ju u transferuat ne Itali, ku ju priste nje karriere gjigante ne Evrope. Si e perjetuat ndryshimin?

Eshte e vertete, kjo ka qene nje enderr qe une e kam pasur qe kur kam qene adoleshent dhe jetoja ne Brazil. Kur mundesia me erdhi per here te pare, une e pashe ate si nje mundesi apo dere, qe Zoti po e hapte ne jeten time, ndaj nuk e lashe te me ikte nga dora.

Per shkak te besimit tuaj, shpesh i keni thyer rregullat e FIFA-s ne lidhje me veshjen e fanellave, ku ka pasur shprehje per Zotin, te tilla si "I belong to Jesus", me te cilen i keni befasuar te gjithe tifozet. Keni nje koment per kete?

Do te preferoja te mos i pergjigjesha kesaj pyetjeje.

Po keshtu, sa here qe shenoni gola, ju ngrini gishtat lart, ne shenje falenderimi ndaj Zotit. C'do te thote kjo per ju?

Une kam edhe shume kolege te tjere qe ngrene gjithashtu duart lart, ne shenje falenderimi ndaj Zotit. Megjithate, jam i mendimit se jo te gjithe ata qe e kryejne kete gjest, e bejne me te njejtin qellim.

Ju keni fituar nje vit me pare "Topin e Arte", si dhe cmimin e "Lojtari me i mire i Vitit", nga FIFA. Kujt i jeni falenderues?

I jam falenderues dhe ia dedikoj keto cmime se pari Zotit, se dyti familjes sime dhe miqve te mi, duke mos harruar sigurisht te gjithe ata qe me mbeshtesin.

Cfare roli ka familja juaj ne karrieren dhe jeten tuaj personale? A shpenzoni kohe me ta, ndani mendime te perbashketa etj.?

Mendoj se familja eshte baza e gjithckaje, eshte dicka thelbesore pa te cilen nuk do t'ia dilja dot. Sa per ate qe pyesni ju, diskutoj me ta gjithcka, sa here qe me jepet mundesia ta bej kete.

Si ka mundesi qe nje futbollist kaq i famshem sa ju, gjen kohe edhe te shkoje te dielave ne Kishe. Jeni gati te hiqni dore nga cdo impenjim tjeter ate dite, vetem e vetem per predikimin, adhurimin dhe takimin me vellezerit e motrat ne Krishtim?

Po, jam gati te heq dore nga cdo impenjim, bejne perjashtim vetem rastet kur angazhimet e mia ne pune nuk ma lejojne kete. Pavaresisht kesaj, une shkoj ne Kishe edhe gjate javes.

Ju duket se nuk po gjeni "qetesi". Se fundmi, ju erdhi edhe nje oferte nga Real Madrid. Nuk tundoheni nga ofertat?

Do te preferoja te mos i pergjigjesha as kesaj pyetjeje.

Pas gjithe kesaj zhurme qe u be per largimin tuaj drejt Mancester Siti, ju deklaruat se vendoset me zemer dhe pas nje konsultimi te meparshem me Zotin. Cdo te thote kjo?

Do te thote qe jam lutur shume me gruan time dhe me pjesen tjeter te familjes, qe te merrnin nje vendim ne lidhje me ate qe ishte ne zemren e Zotit.

Berluskoni, ju vleresoi si karakter njerezor. Ju ne fakt si i keni marredheniet me te?

Ai eshte presidenti i skuadres ne te cilen une bej pjese. E respektoj ate shume dhe bisedoj me te sa here qe me krijohet mundesia.

Ju keni nje djale, qe ka ardhur ne jete disa muaj me pare. Mund te na tregoni dicka per te?

Ai eshte rritur tashme, eshte plot 9-muajsh dhe per ne si familje, eshte nje bekim i madh. Eshte shume gje e bukur kur kalojme kohe se bashku, pasi transmetohen edhe vlera shpirterore.

Cila gje ju sfidon vazhdimisht?

Te jem nje kampion.

Cili ekip ju pelqen, ku e shikoni veten ne te ardhmen?

Sikurse thote edhe Bibla; e ardhmja jone varet nga Zoti.

Dy nga lojtaret e Milanit, Maldini dhe Shevcenko, kane qene ne Shqiperi pak kohe me pare, per nje ndeshje miqesore. A ju kane folur ata per kete vend dhe a do t'ju pelqente ta vizitonit Shqiperine?

Ata me thane qe u zhvillua nje ndeshje interesante. Nderkaq, mua do te me pelqente shume ta njihja vendin tuaj, sepse nuk di shume gjera rreth Shqiperise.

Se fundmi, cilat jane objektivat tuaj per kete vit?

Uroj qe Milani, te jete pjese e Liges se Kampioneve dhe synoj te fitoje gjithashtu me Brazilin, edhe Kupen e Konfederates.

Kur Kaka nuk deshiron te pergjigjet

Per shkak te besimit tuaj, shpesh i keni thyer rregullat e FIFA-s ne lidhje me veshjen e fanellave, ku ka pasur shprehje per Zotin, te tilla si "I belong to Jesus", me te cilen i keni befasuar te gjithe tifozet. Keni nje koment per kete?

Do te preferoja te mos i pergjigjesha kesaj pyetjeje.

Ju duket se nuk po gjeni "qetesi". Se fundmi, ju erdhi edhe nje oferte nga Real Madrid. Nuk tundoheni nga ofertat?

Do te preferoja te mos i pergjigjesha as kesaj pyetjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›