E Diel, 1 Nëntor 2026

"PS, jo bojkotim dhe shtyrje, por fitore zgjedhjeve"

Sekretari per ceshtjet zgjedhore ne Partine Socialiste, njekohesisht deputet i kesaj partie, Kastriot Islami?, ne nje interviste dhene per gazeten "Koha Jone", tha se selia roze eshte kunder bojkotimit te zgjedhjeve dhe shpreh sigurine e fitoreve te zgjedhjeve. "Per te gjithe lexuesit dhe vecanerisht ata te gazetes "Koha Jone" duhet te jete e qarte se PS do te marre pjese ne zgjedhje dhe do t'i fitoje ato bindshem", theksoi Islami. Ai gjithashtu ka folur per ngritjen e komisionit te posacem parlamentar dhe detyren konkrete qe do te kete ky komision. Duke folur per ceshtjen me te nxehte te koheve te fundit, mbi listat e kandidateve, deputeti socialist beri te ditur kriteret qe do te ndiqen per te percaktuar listen emerore, te cilat sipas tij do te jene kritere moderne dhe demokratike. Midis te tjerash ai komentoi dhe daljen publike te Nanos, pas shume kohesh ne heshtje, duke e komentuar se "integralisht ish-kryetari socialist foli per fitoren e PS".

Zoti Islami pak dite me pare u miratua ngritja e Komisionit te Posacem parlamentar, per monitorimin e zgjedhjeve dhe per pajisjen e cdo shtetasi me karte identiteti, cili do te jete konkretisht detyra e tij?

Ky do te jete nje komision qe do te perpiqet te hedhe driten e nevojshme, per te bere transparent nje proces jo transparent, per te ndricuar ne syte e publikut e te partnereve nderkombetare paaftesine e deritanishme te qeverise dhe mungesen e vullnetit te saj, per te pergatitur infrastrukturen zgjedhore ne funksion te realizimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme. Qendrimet, veprimet dhe kontributi yne, do te jete ne funksion te garantimit te se drejtes kushtetuese te votimit per cdo shtetas dhe te pjesemarrjes ne votime, ne perputhje me kerkesat e Kodit Zgjedhor per te votuar me pasaporte per jashte vendit, ose leternjoftim elektronik. Po ashtu do te duhet te kujtoj se PS, eshte e pergatitur per zhvillimin dhe fitimin e zgjedhjeve me 28 qershor 2009.

Partia Socialiste ka ngritur shpeshhere shqetesimin mbi pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Sa mendoni qe ky standard, i rendesishem per zhvillimin e zgjedhjeve, do te perfundoje ne kohe?

Situata eshte kritike dhe shqetesuese, por ende ne limitet per t'i realizuar ato ne perputhje me kerkesat e Kodit Zgjedhor, te lira, te ndershme e ne perputhje me standardet demokratike nderkombetare. Perseris, jemi shume te vendosur dhe maksimalisht te angazhuar, per te realizuar dhe fituar zgjedhje te lira e te ndershme. Cdo opsion tjeter eshte i papranueshem.

Ditet e fundit nga selia roze po perseritet ceshtja e rrezikimit te zgjedhjeve. Cfare nenkuptojme me zgjedhje te rrezikuara, mosmarrje pjese nga ana e PS ne zgjedhje, shtyrja e dites se zgjedhjeve ne rast se nuk plotesohen standardet zgjedhore, apo dicka tjeter?!

Per te gjithe lexuesit dhe vecanerisht ata te gazetes "Koha Jone", duhet te jete e qarte se PS do te marre pjese ne zgjedhje dhe do t'i fitoje ato bindshem. Manifestimi i 15 marsit, ishte vetem fillimi i realizimit te kesaj fitoreje. Po ashtu duhet te jeni te qarte, se as shtyrja nuk do te pranohet. Nuk do te lejohet manipulimi i tyre, ne asnje rast dhe ne asnje rrethane, per kete aspekt jane marre dhe po merren te gjithe masat. Vetem realizimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe fitorja e tyre e padiskutueshme dhe bindshem nga PS, eshte opsion per ne...!

Cfare hapash po ndermarrin socialistet per hyrjen ne zgjedhje?

Ka nje strategji te plote dhe plane e kalendar veprimesh kater-vjecare per fitoren e 28 qershorit 2009. Ato kane qene dhe jane sa publike, aq edhe organizative. Eshte e pamundur qe une t'iu shpjegoj ne nje interviste kaq te shkurter gjithcka, por thelbi eshte ky qe ju permenda pak me lart.

Nje ceshtje teper e diskutuar ne ambientet mediatike eshte edhe lista emerore e kandidateve per deputete e Partise Socialiste. Cfare kriteresh duhet te plotesohen qe te jesh pjese e kesaj liste?

Kritere moderne dhe procedura demokratike. Do te jene kriteret dhe procedurat me moderne qe jane aplikuar, apo do te aplikohen nga te gjithe partite politike ne Shqiperi. Madje ato do te jene me moderne dhe transparente, sesa kriteret dhe procedurat e rekrutimit te gazetareve dhe pagesa e tyre ne median e shkruar. Te jeni te sigurt per kete.

Pas nje heshtje te gjate ish-lideri i socialisteve, Fatos Nano, komentoi drejtimin aktual te PS-se. Ju si e shpjegoni kete dalje ne publik?

Me duket se integralisht, Nano foli per fitoren e PS... Leximi i pjeseve anesore varet nga kendi i leximit te secilit...

A do te jete zoti Nano pjese e listave te socialisteve dhe sa ndihmon angazhimi i figures se tij politike, ne fushaten zgjedhore per Partine Socialiste?

Ne kuader te strategjise se fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, "cdo ceshtje do te marre pergjigjen e duhur ne momentin e duhur". Asnje ceshtje nuk ben perjashtim nga ky rregull...

Kryeministri Berisha ne nje interviste televizive, la te hapur mundesine e bashkepunimit me LSI-ne ne nje koalicion paszgjedhor, si arsye per te mos derguar vendin serish ne zgjedhje. Ju si e komentoni kete levizje politike?

Nuk me intereson strategjia e Berishes. As taktikat e tij, aq me pak ato diversive. Aq me teper qe bazuar ne objektivin e PS per te fituar zgjedhjet e 28 qershorit, strategjia e Berishes eshte e pavlefshme. Fitorja e PS eshte invariante nga cdo veprim i Berishes... Ju perseris se ne do te fitojme zgjedhjet e 28 qershorit bindshem dhe te gjitha pergjigjet e pyetjeve tuaja, lexuesit duhet t'i lexojne brenda arritjes se ketij objektivi.

Sa do te ndikoje formimi i partise se re PSV '91 ne votat e socialisteve?

Perseris se PS do te fitoje bindshem zgjedhjet e 28 qershorit dhe brenda kesaj pergjigjeje, keni edhe pergjigjen e pyetjes se fundit. Mos kujtoni se jam demagogjik ne pergjigjet e mia apo kerkoj t'i shmangem pyetjeve. Une nuk mund te futem ne analizen hipotetike te gazetave, sepse si politikan me lejohet te percaktoj objektiva dhe te ndertoj programe veprimesh per t'i realizuar ato. Pyetjet dhe analizat, sidomos kur ato lidhen me interesa apo orientime jashte strategjise se PS, ju takojne juve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›