Rama: Bregdetin e dua në duart e sigurta të Koços
I vetmi premtim serioz i Edi Ramës në këtë fushatë është anulimi i reformës për ndarjen e tokës, duke shpronësuar përfituesit e Ligjit 7501 dhe duke e kaluar pronën tek klientela që ai trashëgon prej Bashkisë së Tiranës. Në Vlorë ai ka shpallur se reformën e tokës dhe të Bregdetit do ia besojë Koços, si i besuari që do bëjë me to, siç bëri me sheshin qendror të Himarës dhe me tenderat e kryeqytetit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi pasditen e djeshme, “Këndin e Fjalës”, në qytetin e Vlorës, ku iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj zone, ku ai kryeson listën e kandidatëve të PS-së për deputetë. Edi Rama iu përgjigj se ka një plan për zhvillim i Vlorës dhe gjithë Bregut. Ai nuk sqaroi detaje të këtij plani. As ka për ta bërë përpara zgjedhjeve. Padyshim Edi Rama e ka një plan. Por ky plan nuk është zhvillimi pasi është bërë prej mentorit të fushatës së tij, në Vlorë dhe gjithë bregut, që është Koço Kokëdhima. Ai është arkitekti i idesë se Edi Rama duhet të kandidojë në Vlorë. Për motive të dobëta biznesi, Edi Rama kandidon në Vlorë për të dhënë garanci personale për planin që ka projektuar Koço Kokëdhima për të gjithë aksionarët e kësaj sipërmarrje shkatërruese duke ndërtuar pallate dhe resorte në sheshet publike në pika të ndryshme.
Kuptohet vetiu, Edi Rama nuk po u jep garanci qytetarëve. Edi Rama po u jep garanci milionave misterioze që ka marrë për fushatë. Ai e ka ndërtuar karrierën e tij politike duke u dhënë garanci biznesmenëve që janë aq të shumtë në Partinë Socialiste. Janë 20 biznesmenëve që kandidojnë për deputetë në siglën e PS dhe as nuk e çajnë fare kokën për taksës progresive të Edi Ramës që teorikisht do ti godiste në asht, por kanë marrë garanci jo vetëm që nuk do të preken po erdhën në pushtet, përkundrazi do të shumëfishojnë pasurinë.
Një prej tyre që ka marrë jo vetëm garanci për pasuri por edhe ofiqe të larta shtetërore është Koço Kokëdhima, që është një afarist makiavelik, i cili paratë i ka bërë në kurriz të pronës publike dhe pa ideale humaniste. Nuk duhen shumë të dhëna për të vërtetuar modelin jo të qëndrueshëm të zhvillimit që ka prodhuar firmat e 2K dhe firmat e Edi Ramës në lejet e ndërtimit për pallate e ndërtuara në Tiranë.
Në fakt, plani i biznesit që Koço Kokëdhima zbatoi në kryeqytet duhet thënë se futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë në 11 vite që kryebashkiak ishte Edi Rama. Është dokumentuar me fakte dhe prova shkresore, se modeli Kokëdhima është modeli i përfitimit të shumicës absolute të tenderëve të Edi Ramës në Bashkinë Tiranë, dhe i zaptimit të hapësirave publike dhe pronës private, i vjedhjes së taksave të parashikuara për shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Të palarat e Koço Kokëdhimës gjendet edhe në dy pallatet që ka ndërtuar në Himarë duke u zënë diellin në mënyrë abuzive dhjetëra shtëpive himariote.
Imagjinohet fare lehtë se çfarë mund të bëjë dyshja Koço-Rama në Vlorë dhe breg me zbatimin e planit të biznesit për vete duke bërë batërdi në ndërtime vend e pavend.
Sidoqoftë është krejt e pamoralshme të dëgjosh predikimet morale të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës për korrupsion, kur në të vërtetë kontot bankare të Koços janë gati të gjitha jashtë shtetit. Predikimet për korrupsionit të Koços apo Edi Ramës janë të barabarta me citimet e Biblës që bën djalli për të fshehur mendmin se ai nuk ekziston. Të palarat e Edi Ramës dhe planet e biznesit të Koço Kokëdhimës në kurriz të pronarëve të ligjshëm të Bregut nuk janë shumë larg realizimit. Edi Rama do t’ia besojë Vlorën dhe gjithë bregun në duart e Koços sepse ai është garancia e Rilindjes së grupit të miliarderëve.