10 qershor, afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve
09-06-2013 / Gazeta 55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deklaroi dje se data 10 qershor është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. “Afati i fundit është data 8 qershor, por duke pasur parasysh se dita e sotme është e shtunë, në bazë të nenit 125 të kodit zgjedhor bëj me dije se ky afat përfundimtar shtyhet për ditën e hënë. Të gjithë organizmat apo mediat që duan të akreditojnë vëzhgues për zgjedhje afati i fundit, është dita e hënë(10 qershor) dhe jo dita e sotme”- u shpreh dje zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
...