E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Në dy vitet e ardhshme do shtrojmë 250 km rrugë në Tiranë me Berishën kryeministër

luliLulzim Basha ka vijuar fushatën e tij elektorale për PD-në, me një takim me gratë e njësisë nr.11 në Tiranë, pavarësisht se gjithmonë ka deklaruar se do të qendrojë larg politikës, duke u marrë vetëm me qytetarët. Dhe, ka bërë një premtim të guximshëm, duke thënë se me Berishën kryeministër, do të shtrojë 250 kilometra rrugë në dy vitet e ardhshme.

Duke i garantuar fitoren PD në këtë njësi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, bashkë mund të arrijmë të zgjidhim çdo problem që ju shqetëson juve, familjet dhe komunitetin tuaj. Siç e keni dëgjuar, kryeministri deklaroi nga qendra e Kombinatit, se ne brenda dy viteve të ardhshme do të mbyllim çdo rrugë brenda qytetit të Tiranës. Bëhet fjalë për 250 km rrugë të pashtruara, që i kemi trashëgim nga ai model që e refuzuam me votë, më datën 8 maj 2011, ka thënë Basha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›