PD-ja është alternativë e popullit
Shumëçka është thënë për zgjedhjet e kaluara në Shqipëri, se si kanë kaluar ato. Me ndonjë përjashtim ato janë cilësuar si të qeta dhe demokratike. Ethet e garës zgjedhore natyrisht se vazhdojnë me zgjedhjet e 23 qershorit. Shpresojmë së këto zgjedhje do të tregojnë se në pushtet ngjitesh dhe nga pushteti zbret vetëm me rregullat demokratike të lojës. Dhe, shqiptarët i kanë dy opcione. Të votojnë për forcat demokratike të PD-së, me në krye kryeministrin Sali Berisha dhe opcionin autokratik e degradues të PS, të Edi Ramës. Dhe fort shpresojmë se populli shqiptar tashmë e ka kuptuar mirë se cila është garnitura socialiste e Edi Ramës, Gramoz Ruçit … Edhe ai që nuk merr shumë vesh nga politika por ka rastisur ta dëgjojë se si flet dhe sillet Gramoz Ruçi, e ka të qartë se ky i takon plejadës së diktatorit Enver Hoxha, duke dashur t’i plasojë sërish idetë çmendurake komuniste të Enverit, Ramiz Alisë dhe shokëve të tyre. Pasardhësit e Enver Hoxhës dëshirojnë të përmbysin çdo të arritur për këto vite të udhëhequra më shumë sukses nga PD-ja. Slogani i PS për “Rilindjen” është slogan nga koha e kaluar komuniste. Këtu mund të gjejmë vetëm mashtrime, trillime, tentim për të manipuluar me masën. Neokomunistët me mjeshtri e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën siç thotë edhe një fjalë e popullit. Frazeologjia e tyre është e pashoqe, kurse brendia është mjerane, me prapavijë shume të rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve përgjithësisht. Për shkak të kësaj prapaskene dhe skenarëve që përgatitën prapa kulisave nga PS-ja, do të duhej shumë vigjilencë që votuesit mos të bien në asnjë mënyrë në kurthin që ata po e përgatisin. Besojmë se populli nuk mund të gënjehet nga këta matrapazë politik, të cilët për synim e kanë ta marrin pushtetin, duke mos zgjedhur mjete. Populli shqiptarë shumë ka vuajtur nga klika famëkeqe komuniste, që sërish të kthehen në kohën më të errët të njerëzimit. Dhe, votuesit sigurisht që nuk do të gabojnë, ata janë të vetëdijshëm së duke votuar për PD-në, votojnë për të ardhmen e sugirinë e tyre. Votojnë për ardhmërinë e brezave që po vijnë. Votojnë për mirëqenie dhe prosperitet. Votojnë për inkuadrim të shpejt në të gjitha strukturat relevante ndërkombëtare. Të themi të drejtën është vështirë për të besuar së do të votojnë për koalicionin regresiv të socialistëve në krye me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Bilanci i tranzicionit për këto vite, flet se garnitura socialiste për tetë vjet të qeverisjes ia fali çdo gjë dreqit, duke e futur vendin në rrugë pa krye. Së pari Fatos Nano, në vitin 1997 bashkë me këta të cilët sot po e drejtojnë PS-në, me “Revolucionin e vonuar demokratik” e kallën Shqipërinë. Dhe, nuk kanë me çka të lavdërohen se bënë ndonjë kthesë për të mirën e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Ata kurrë nuk u shkëputën nga shokët e tyre komunist të ish-Jugosllavisë dhe tash të Serbisë së pareformuar. Dhe pa fije turpi Edi Rama shpall për qytetar nderi të Tiranës - kur ishte kryebashkiak - një shovinist serb, siç është këngëtari Goran Bregoviç. Dhe, vëllazërinë me serbët të cilët bënë çdo faqe të zezë për 90 vjet me radhë mbi shqiptarët autoktonë, e trashi me ish-presidentin e Serbisë Boris Tadiç, duke e ftuar atë në zemër të shqiptarisë në Shkodër. Për ata që nuk kanë dëgjuar, Tadiqi është djali i shovinistit, njërit ndër hartuesit e elaborateve shfarosëse karshi shqiptarëve, akademikut Lubomir Tadiqit. Edi Kristaq Rama një artist i dobët, një politikan edhe më i dobët, po noton në ujëra të ndyra. Shqiptarët nuk do të përcaktohen të votojnë për propagandën të cilën po e ofron PS-ja. Po do të përcaktohen për arritjet e PD-së gjatë këtyre viteve të qeverisjes me vendin si në planin e brendshëm, gjithashtu edhe në planin e jashtëm, duke u bërë pjesë e NATO-s, duke udhëtuar lirshëm në shtetet BE-së pas izolimit 50 vjeçar e arritje të tjera. Dhe, sigurisht se shqiptarët nuk do të pranojnë makinerinë mashtruese dhe denigruese të koalicionit të majtë ende të pareformuar. Duke votuar për koalicionin e djathtë të PD-së, ata zgjedhin alternativën që përkon me çdo gjë të këtij fillimshekulli. PD-ja është alternativë e popullit, e jo alternativë e një kaste të caktuar politike siç është koalicioni majtist në krye me Edi Ramën…