E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Brenda 300 diteve do marrim ne kontroll territorin Qamil Xhani

Per kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, policia nuk kontrollon dot te gjithe territorin e vendit. Ne takimin e zhvilluar dje ne Teatrin e Operas dhe Baletit, Rama u shpreh se brenda 300 diteve, PS-ja do te mundesoj qe forcat e rendit te kontrollojne territorin dhe te perballen me krimin. Ai u shpreh se mangesi e punes se organeve te rendit eshte ekzistenca e shume policive. Rama solli dhe shembuj te kohes kur ishte ne krye te Bashkise se Tiranes. “Shkonte policia bashkiake atje mirepo e vetmja gje qe mund te bente policia bashkiake ishte qe te fikte muziken dhe duhet te rrinte atje qe te mos ndizej muzika. Momentin qe policia bashkiake ikte muzika ndizej prape. Pse? Sepse aty mbaronte detyra e policise bashkiake dhe duhet te fillonte detyra e Policise se Shtetit. Policia e Shtetit thoshte nuk e kemi ne muziken, e keni ju. Te gjitha keto, bejne qe ne Shqiperi te mos kete kontroll mbi territorin. Ne Shqiperi me taksat e qytetareve te paguhen shume trupa, shume forca per te ruajtur gjithcka dhe faktikisht te mos ruhet asgje”, u shpreh Rama. Ai perseriti qendrimin e PS-se per ngritjen e nje policie te vetme, pasi shtimi i numrit te policive demton interesin e qytetareve. “Shqiperia eshte e mbushur me policira, me inspektorate, me trupa qe supozohet se kane si detyre te kontrollojne pjese te ndryshme te territorit te pasurise publike, te sigurise publike dhe me radhe. Edhe ketu ne jemi deshmitare qe polici mund te jete 10 metra larg dikujt qe po sharron nje peme dhe vazhdon ha fara i patrazuar fare nga fakti qe nje pasuri publike po shkaterrohet para syve te tij. Sepse per policin me ate sharre duhet te merret dikush tjeter, pyjorja”, u shpreh Rama. Edhe pse premtoi se siguria do te vendoset brenda 300 diteve, Rama shtoi se ky afat nuk do te thote se lufta me krimin mbaron pas 300 ditesh. “Ne kemi marre nje angazhim brenda 300 diteve te para te qeverisjes sone do te zhvillojme nje lufte te papare me krimin, do te kthejme Policine e Shtetit ne krye te detyres. Do t’u japim shqiptareve ne sherbimin e tyre nje Polici te Shtetit si asnjehere me serioze dhe me te gatshme per t’ju pergjigjur sfidave te kohes qe jetojme”, tha kryesocialisti. Ne fjalen e tij kryesocialisti ka akuzuar dhe drejtuesit e Ministrise se Brendshme, duke i akuzuar per lidhje me krimin dhe paaftesi ne ushtrimin e detyres. “Policia e Shtetit sot eshte braktisur, eshte tradhtuar, eshte lene ne meshire te fatit. Ka nje lidhje te drejtperdrejte mes kupoles se Ministrise se Brendshme dhe botes se krimit. Eshte nje lidhje ku kalojne rruget e korrupsionit, rruget e kontrabandes, rruget e favoreve reciproke qe shkembejne mes njera tjetres kupola e Ministrise se Brendshme dhe bota e krimit. Ne do t’i mbyllim keto rruge. Ne do t’i japim Ministrise se Brendshme dinjitetin e humbur prej vitesh”, u shpreh Rama. Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne rritjen e pagave per punonjesit e policise dhe trajtimin me ndihme ekonomike per familjaret e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres.

POLICIA

“Shqiperia eshte e mbushur me policira, me inspektorate, me trupa qe supozohet se kane si detyre te kontrollojne pjese te ndryshme te territorit te pasurise publike, te sigurise publike dhe me radhe. Edhe ketu ne jemi deshmitare qe polici mund te jete 10 metra larg dikujt qe po sharron nje peme dhe vazhdon ha fara i patrazuar fare nga fakti qe nje pasuri publike po shkaterrohet para syve te tij”, tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›