KQZ Zgjedhjet po mbahen peng ne Shale nuk eshte votuar ende
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë qëndrimin zyrtar mbi raportin e ODIHR, vetëm pasi procesi zgjedhor të ketë përfunduar në Shqipëri, proces që sipas zëdhënësit Leonard Olli po mbahet peng, duke bllokuar për të tretën herë zgjedhjet në Shalë në komunën fundit, ku ende nuk është votuar.
Kjo për shkak se partitë e opozitës që kanë dhe shumicën në komisione nuk kanë depozituar emrat për komisonerët dhe po rrezikon shpërndarja e bazës materiale.
Ky sipas Ollit, është shembulli se si partitë politike që nxitojnë të gjejnë fajin në KQZ, në shkelje flagrante me ligjin po bllokojnë zgjedhjet në këtë komunë, ndërkohë që raporti i ODIHR-it u publikua pa pasur një rezultat përfundimtar zgjedhjesh.
Olli tha se Partia Socialiste dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut po tentojnë bllokimin e zgjedhjeve më 21 gusht, në vijim të së njëjtës strategji të 8 majit dhe të 31 korrikut, por sipas tij KQZ nuk do ta tolerojë këtë situatë.
Më 31 korrik u parashikua mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme në 9 komuna, ku votimi nuk ishte kryer ose organet zgjedhore vendosën ripërsëritje zgjedhjesh, por në Shalë, përfaqësuesit e opozitës jo vetëm nuk u paraqitën, por penguan zhbllokimin e situatës nga KQZ, ndërsa tani po ndiqen penalisht.