E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Punetoreve, MJAFT i bashkohet Partise Komuniste

Per here te pare, 1 Maji i ketij viti duket se nuk eshte kaluar si feste ne vendin tone, por si nje dite kur duhen kerkuar me shume te drejta. Ndonese jo me tonet e protestave te vendeve te tjera te botes, qindra shqiptare kane protestuar, duke filluar nga "Ushtari i Panjohur" e duke vazhduar deri perballe godines se Kryeministrise. Sigurisht, te drejtuar nga levizje te ndryshme qytetare. Keshtu, ne Diten Nderkombetare te Punetoreve, Konfederata e Sindikalisteve ne bashkepunim me levizjen "Mjaft", kane organizuar ne sheshin "Ushtari i Panjohur" protesten me moton "Nuk kemi cfare te festojme, do te marshojme!". Ne tubimin e protestes kane marre pjese edhe shume anetare te Partise Komuniste. Sipas kreut te Konfederates, Kole Nikolla arsyeja e protestes se sotme eshte e drejta e shqiptareve per pune e prosperitet. Sipas tij, numri i te papuneve ne Shqiperi eshte i larte dhe shume familje kane te ardhura minimale, e jetojne ne kushte skandaloze. Gjate protestes pjesemarresit mbanin ne duar pankarta ku shkruhej "Ktheji krenarine Shqiperise, ktheji krenarine familjes tende", "1 Maji eshte dita jote, protesto", etj. Pjesemarresit nisen te grumbullohen qe ne oren 10.30 ne rrugen e "Barrikadave" duke nisur marshimin me flamuj dhe parulla drejt sheshit simbol te rezistences antifashiste dhe te shnderruar ne vitet e fundit te tranzicionit, ne nje simbol te papunesise. Sipas organizatoreve, se fundmi, po verehet nje zgjim i ndergjegjes se punetorise dhe qytetareve shqiptare, te cilet po kuptojne se festimi i nje dite sic eshte 1 Maji, eshte nje anomali e cila vetem permes organizimit dhe solidaritetit mund te rikthehet ne destinacionin e vet normal, si dite proteste. Ndersa Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, i ka derguar nje leter kryeministrit Berisha, duke u perqendruar pikerisht tek menyra e marrjes se pagave, nepermjet bankave, ku punemarresit lene shuma te medha parash, me komisionet bankare. Protesta jane zhvilluar edhe ne Fier, nga punonjes te cilet kane ende rroga pa marre, nga firmat ku kane qene te punesuar. Gjithashtu, u kerkua eliminimi i varferise dhe hapja e vendeve te punes, pasi ne te gjithe vendin, nje ne dy burra eshte i papune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›