E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, marreveshje me camet

Vetem kater dite pas takimit me kryeministri grek, Karamanlis dhe stuhise se debateve qe kane shperthyer per ceshtjen came, kryeministri Berisha, njeheresh kryetar i PD, ka nenshkruar dje marreveshjen parazgjedhore me kreun e partise se cameve, Tahir Muhedini. Dhe bashke me marreveshjen me PDI, kreu i Partise Demokratike, ne koalicionin e saj per zgjedhjet e ardhshme perfshiu dje edhe Partite, Levizja e Legalitetit dhe Balli Kombetar. Kryeministri Berisha pas nenshkrimit te marreveshjes elektorale per zgjedhjet e ardhshme me kryetarin e Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini tha se historia e komunitetit came lidhej ngushte me Partine Demokratike. Sipas Berishes, pas perzenies nga tokat e tyre, camet pesuan gjate sistemit komunist edhe nje tjeter diskriminim. "Ai rinisi jeten ne kushtet me te veshtira, nen nje regjim qe shihte me dyshim cdo cam, sepse problemi i tij ishin kosovaret, camet edhe minoritaret deri ne nje mase. Keta ishin tre grupimet qe duhej vendosur lupa mbi ta", deklaroi Berisha, duke shtuar se ky komunitet e ka pritur me gezim te madh permbysjen e diktatures. "Kjo pasi ky komunitet iu nenshtrua gjyqeve te pafundme, farsave gjyqesore politike, me te cilat regjimi i eliminoi dhe beri "gjahun" e cameve. Pas Zorbes, "gjahun" e dyte ndaj tyre e beri Enver Hoxha", deklaroi Berisha. Ai ka kembengulur se PD ka mbrojtur ceshtjen e tyre, e mbron dhe do ta mbroje si nje ceshtje te drejte. Po keshtu sipas Berishes, PD ka sanksionuar ne Traktatin e Miqesise dhe Bashkepunimit me vendin fqinj, ne te cilin camet, per ata qe i thone miqesise, miqesi, kane kontributin me te madh historik qe nga 1828-ta deri ne ditet e fundit te Luftes se Dyte Boterore. "Ne e firmosim kete marreveshje per te fituar zgjedhjet, per te qeverisur se bashku dhe per te cuar perpara zgjidhjen e problemeve te ketij komuniteti, te bindur se tek Sali Berisha, kane pasur dhe do te kene nje avokat te se drejtes se tyre, por te integrimi evropian do te kene edhe zgjidhjen dhe pergjigjen me te mire per nje seri problemesh", deklaroi Berisha. Nderkohe qe pas firmosjes se marreveshjes me PBK deklaroi se ashtu si PD, kjo parti eshte perbere me njerez te cilet kane qene te martirizuar gjate periudhes se komunizmit ne vend. "Te dy partite, me te cilet ne firmosim sot marreveshjen, jane parti te martirizuara. Ne supet dhe arkivat e tyre jane shekuj dhe mijevjecare burgje, tortura, ekzekutime", tha Berisha. Po keshtu gjate firmosjes se marreveshjes se bashkepunimit me Partine e Legalitetit, Berisha theksoi se keto parti meritojne te jene pjese e qeverise per vlerat e tyre te paraqitura ne nje kohe te veshtire per vendin. "Partia e Ballit Kombetar, Partia e Legalitetit u martirizuan dhe jam shume i kenaqur e i gezuar, qe ne firmosim kete marreveshje me keto dy parti. Keto jane dy partite e tradites kombetare shqiptare", theksoi Berisha. Ne nenshkrimin e marreveshjes se perbashket me kryetarin e PLL, Ekrem Spahia, Berisha deklaroi se mes dy partive ndahen shume vlera te perbashketa dhe konsolidimi i ketyre vlerave qe ndajne, eshte interesi me mire i Shqiperise.

"Une diskutova me Karamanlis problemin cam"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se qeveria qe ai drejtonte ne lidhje me ceshtjen came, do te vazhdonte te respektonte Traktatin e Miqesise dhe Bashkepunimit. Kreu i qeverise deklaroi dje, se ceshtja e cameve ishte diskutuar edhe gjate vizites se kryeministrit grek ne Tirane, Kosta Karamalis. Ne kete menyre kryeministri Berisha, hodhi poshte edhe pretendimet e disa mediave se kjo ceshtje, nuk ishte diskutuar mes dy perfaqesuesve te larte te te dy vendeve fqinje. Sipas tij, mes fqinjeve gjithnje krijohen probleme per t'u zgjidhur, por jo qe eshte shume e rendesishme eshte se midis dy vendeve ekziston nje fryme dialogu per t'u dhene zgjidhje atyre. "Meqenese serish mediat qe punojne kunder vendit te tyre 'vrapuan' te thone se Berisha nuk e diskutoi problemin, po ju them se une e diskutova problemin dhe e diskutoj ate ne cdo takim, pasi une jam bashkefirmetar i atij Traktati, i cili, per hir te se vertetes, ka kthjelluar dhe vendosur shume gjera ne interesin me te mire te te dy vendeve dhe une as qe e konceptoj te mos i qendroj Traktatit qe kemi firmosur", deklaroi kryeministri Berisha, ne pergjigje te interesimit te medieve per ceshtjen e pronave te komunitetit cam. Kryeministri Berisha nuk nguroi te theksonte se mes dy paleve ka mendime te kunderta per kete ceshtje, por ai theksoi se pala shqiptare nuk i ka ndryshuar mendimet dhe qendrimet e saj. Nga ana tjeter kryeministri Berisha, e konsideroi viziten e kryeministrit grek ne Shqiperi, Kosta Karamalis si te suksesshme dhe tha se mes dy vendeve ka nje fryme te mire dialogu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›