Rama: Demokracia nuk pengohet nga bojkoti, por nga arsyet e tij
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu përgjigj dje nga Vlora deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha, por edhe të faktorit ndërkombëtar. Rama sqaroi se integrimi i vendit nuk pengohet nga bojkoti, por nga arsyet që i çuan socialistët në këtë bojkot.
"Demokracia nuk është asgjë më shumë sesa forca e të vërtetave. Asnjë protestë nuk është zgjedhja e lirë e atyre që protestojnë, por vetëm një rrugë për zgjidhjen e një problemi nga ata që duhet ta zgjidhin. Kjo protestë është një zgjidhje e detyruar patriotike nën presionin e shtetit të bërë njësh me pushtetin", u shpreh Rama. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë që ka sot opozita për të mbrojtur demokracinë nga një deformim. "Kriza politike nuk buron nga bojkoti, por nga konflikti i demokracisë që e ka çuar opozitën në bojkot", u shpreh kreu socialist. Në mitingun e radhës në qytetin e Vlorës, kreu socialist ironizoi arritjet e deklaruara nga Kryeministri dy ditë më parë në Kuvend, duke i bërë thirrje kreut të qeverisë të nxjerrë vendin nga ajo që e quajti batak i krijuar nga familja në pushtet. "I them sot nga Vlora Sali Berishës se do fundosesh me turp, sepse po e zhyt Shqipërinë në batak. Po nuk hape kutitë do të duhet të largohesh me zgjedhje shumë të parakohshme Sali Berisha. Shqipëria nuk do fundoset bashkë me ty, sepse po nuk i hapët rrugë lirisë dhe demokracisë më 20 nëntor, shqiptarët që nuk e pranojnë këtë nivel mizerabël demokracie ekonomie dhe drejtësie do e përshkallëzojnë protestën që do të zgjasë më shumë sesa një ditë", tha Rama. Në vlerësimin e tij, ky është fillimi i fundit të pandalshëm të Sali Berishës në rast se nuk hap kutitë e 28 qershorit. Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, vërejti se shqiptarët nuk e votuan Sali Berishën që të triumfojë korrupsioni dhe të rrihen gazetarët. "Jemi këtu për betejën e votës së lirë, betejë që do ta fitojmë më 20 nëntor në Tiranë. Do ta fitojmë, sepse nuk keni votuar për Sali Gërdecin në 28 qershor. Ju nuk keni votuar që të triumfojë korrupsioni apo të rrihen gazetarët", tha ai. Protestës iu bashkua dje edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Sipas tij, Berisha është gati që të hetojë çdo gjë vetëm kutitë mos t‘i hapë. "Ka ardhur koha për këtë hapje të kutive, largimi i mazhorancës, heqjen e kësaj mazhorance që po pengon zhvillimin çdo ditë. Është tashmë e qartë për të gjithë BE-në, jo sepse kërkojmë që të hapim kutitë, por se është mazhorancë me votat e opozitarëve, është një mazhorancë që po keqpërdor edhe institucionet e pavarura", deklaroi Ndoka. Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, vërejti se Berisha fshihet pas një vendimi gjykate. "Po ku ka pushtet gjyqësor të pavarur, cili është ai ndërkombëtar që thotë se e keni të pavarur sistemin gjyqësor. Duhet t‘i themi stop kësaj tiranie, e cila nëse nuk frenohet do na grabisë dhe për dekada të tjera të ardhmen tonë. Nëse kemi respekt për veten nuk do ta lejojmë këtë njeri të na fyejë në dinjitet", tha ai.