Rregullimi i territorit mban peng planin e Tiranës
Plani rregullues i kryeqytetit është peng i Këshillit të Rregullimit të Territorit. Ndërkohë që qeveria është duke goditur të drejtat dhe liritë kushtetuese të pronarëve, ndërtuesve e madje edhe pushtetit vendor. Këto deklarata u bënë dje nga kryetari i bashkisë, Edi Rama, gjatë një takimi me Shoqatën e Ndërtuesve. Sipas kryebashkiakut, plani rregullues i Tiranës ka përfunduar dhe ka marrë edhe miratimin e të gjitha instancave lokale, nga Këshilli i Rregullim-Territorit të Tiranës dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, por ka mbetur në tavolinën e KRRTRSH-së, në krye të së cilës është Kryeministri Berisha.
"Mbetet sot e gjithë ditën miratimi i domosdoshëm në KRRTRSH. Pa dyshim vonesa në miratim e këtij plani sot është akoma më i rëndësishëm në kuptimin e pasojave negative, se sa dje. Sepse sot Shqipëria është në një krizë ekonomike dhe kompanitë e ndërtimit është pa më të voglin dyshim pika ku çdo qeveri e arsyeshme dhe e përgjegjshme duhet të kapet për të bashkëpunuar në funksion të përballimit të krizës", tha Rama.
Sipas tij, plani rregullues sot kërkon më shumë se dje miratim të shpejtë dhe vënie të menjëhershme në funksion të plotë për të bërë të mundur që shumë studime, që sot janë në pritje të miratimit të planit, të vihen në lëvizje jashtë çdo kahu e qasjeje politike. Për sa i takon debatit të "zjarrtë" për truallin në qendër të kryeqytetit, Rama tha se "Berisha po godet të drejtat e pronarëve". Sa i takon çështjes që tashmë është kthyer në konflikt mes qeverisë dhe bashkisë, Rama theksoi se kjo është goditje ndaj të drejtave e lirive kushtetuese të pronarëve, ndërtuesve dhe vetë pushtetit vendor. Sipas tij, është e patolerueshme shfaqja që po jep qeveria.
"Çështja nuk është vetëm thjesht e një grupi investitorësh, por është një çështje simbol e asaj që ndodh me titujt e pronësisë, dokumentet e pronësisë, liritë e të drejtat kushtetuese të pronarëve, liritë e të drejtat kushtetuese të investitorëve, të ndërtuesve dhe të vetë pushtetit vendor të goditura në bllok a thua se nuk jetojmë në një sistem demokratik", theksoi kryebashkiaku. Sipas tij, qeveria u shfaq si grabitëse e pronës private dhe zbatuese e një territori nën juridiksionin e pushtetit vendor me një alibi, e cila ndryshoi tri herë në 3 ditë, për të dalë në formën e tjetërsimit të pronës për interesa të Berishës. Bashkia e Tiranës nënshkroi dje një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë. Memorandumi ka si qëllim hedhjen e një hapi përpara në respektimin e parimit të transparencës, gjatë ushtrimit të funksioneve apo kompetencave publike, si edhe synimin e rritjes së komunikimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit. Kjo në interes të përmirësimit të cilësisë dhe standardeve të ndërtimeve urbane, në dobi të komunitetit kryeqytetas, duke u bazuar në respektimin e kuadrit ligjor, etikën profesionale në ndërtim, duke stimuluar zhvillimin e biznesit të ndërtimit, nën shembujt e suksesshëm bashkëkohorë.
"Lënia pa punë e kompanive të ndërtimit në kushtet e kësaj krize që po godit përditë e më fort në dyert e familjeve shqiptare është përshpejtim i krizës dhe mungesë e plotë vizioni për përballimin e saj", sqaroi kryebashkiaku Rama.