Shqiperia e Kuzhese shuplake nga Sllovenia
Mjafton te veresh se gjuajtja e pare e skuadres sone ne porten sllovene nese edhe jo mund te quhet gjuajtje ishte ne minuten e 44-t te pjeses se pare.
Praktikisht Shqiperia ajo me e mira e nxjerre ne 45 minutat e para ne fushe nga trajneri Kuzhe rezultoi nje deshtim total. Nga ana tjeter Sllovenia nuk beri me shume sesa nje loje te qete me sulme te studiuara sidomos nga krahet dhe me sulme te rrezikshme ne porten e mbrojtur fillimisht nga Ujkani. Pikerisht nga keto por edhe nga gafa te mbrojtjes se arnuar kuqezi erdhen edhe dy golat sllovene. Dy carje ne qender te repartit difensiv i perbere nga Cana dhe Teli sollen golin e Novakovic ne pjesen e pare dhe penalltine e Ljubijankic shnderruar ne gol nga Dedic ne fundin e pjeses se dyte.
Gafat e Kuzhese - Nuk u kuptua se cfare kerkoi te bente trajneri Kuzhe ne perballjen e djeshme. E para nuk provoi lojtare te rinj kjo edhe per
faktin se nuk grumbulloi lojtare te tille te pakten ne kete rast humbja do te ishte me se e justifikueshme. Se dyti deklaroi se do te provonte ekipin qe do perballej me 26 mars ndaj Bjellorusise ne te njejten fushe teksa le per gjithe takimin ne loje Dallkun i cili nuk luan ndaj bjelloruseve pasi eshte i pezulluar me kartone. Ndaj Kuzhe logjikisht duhej te kishte provuar nje lojtar krahu ne mbrojtje per te zevendesuar pikerisht Dallkun. Se treti trajneri tentoi nje loje me dy sulmues dhe me skuader ofensive ndersa nuk u pa ne fushe jo vetem nje organizator Lila e Lala ishin ne qender dhe asnjeri prej tyre nuk e bejne kete rol por as loje nga krahet me krosime per koken e Bogdanit dhe te Salihit.
Pjesa e pare - Shqiperia shprehu lojen me te dobet gjate kohes kur drejtohet nga Josip Kuzhe. Madje edhe ne Bjellorusi kjo kombetare ka luajtur me mire se mbreme ne pjesen e pare. Fakt i pakontestueshem gjuajtja e pare e ekipit tone ne porten e Handanovic ishte ne fund te kesaj pjese kur Duro nga kendi harkoi ne zone pa krijuar asnje problem per portierin slloven. Kaq ketu filloi dhe mbaroi Shqiperia e pare. Nga ana tjeter sllovenet jo vetem qe shenuan fale nje aksioni model por rrezikuan edhe te pakten tri here te tjera porten e mbrojtur fillimisht nga Ujkani.
Pjesa e dyte - 45 minutat e dyta nisin serish me dritherima per tanet teksa Dedic per hicgje nuk arrin te shtyje nje top ne rrjete. Me pas vjen zgjimi kuqezi. Kuzhe ben disa nderrime te cilat rrisin freskine e mesfsuhes sone por edhe deshiren per te marre nje rezultat pozitiv. Jane dy-tre zbritje te skuadres sone ne mesfushen sllovene konkretizohen me parabolen e Ervin Bulkut e pakapshme per portierin Handanovic 1-1 dhe entuziazem ne Qemal Stafa. Shqiperia barazon dhe vazhdon te luaje mire por nderhyn serish Kuzhe. Trajneri i kombetares duket qartazi qe ka frike nga kundershtari ndaj heq si Bogdanin dhe Salihin per te forcuar mesfushen duke mos lene asnje lojtar qe di te shtyje topin ne rrjete. Keshtu qe vjen edhe rasti fatal kur Cana pengon ne zone Ljubijankic dhe per arbitrin grek nuk ka dyshim eshte penallti. Ekzekuton Dedic dhe Sllovenia fiton. Minutat e mbetura vetem saktesuan naten ters me shume te Kuzhese sesa te Kombetares shqiptare.
Lala kap Strakoshen ne Kombetare
Altin Lala me miqesoren ndaj Sllovenise arriti kuoten e 73 paraqitjeve me fanellen kuqezi po aq sa edhe Foto Strakosha i cili ka mbajtur deri tani kete rekord. Nese Lala do te aktivizohet edhe ndaj Bjellorusise pritet qe te luaj do te behet futbollisti me i aktivizuar per Kombetaren shqiptare. Kapiteni luan per Hanoverin e Bundesliges 1 qe prej 13-vjetesh teksa ka luajtur edhe per Dinamon e Tiranes dhe Borusia Fulda ne Gjermani. Me kuqezinjte aktivizohet prej 1998-es duke shenuar edhe tre gola 29.03.2003 Shqiperi-Rusi 31 - Euro 2004 11.06.2003 Zvicer-Shqiperi 32 - Euro 2004 dhe 16.09.2006 ne miqesoren San Marino-Shqiperi 03.
Kuzhe Sllovenet superiore skisha alternativa
Trajneri i kombetares eshte shfajesuar direkt pas humbjes me idene se kundershtari ishte me i forte dhe cilesor. Nuk te vjen mire kur humb dhe nuk eshte as e lehte te flasesh. Humbem perballe nje kundershtari me te forte se ne qe vrapoi shume here me shume se ne dhe kishte lojtare me cilesore. Une kete skuader kam dhe u mundova me ata lojtare qe te luaj si i barabarte. U pa qarte qe ekipi nuk kishte fantazi dhe organizim ndaj edhe une u mundova qe ti pergjigjem kundershtarit me loje fizike e cila dha deri diku rezultat por nuk ishte ajo qe une prisja tha fillimisht Kuzhe. I pyetur nga gazetari i Panorama Sport lidhur me aktivizimin e Dallkut teksa dihet qe lojtari nuk do te jete ndaj Bjellorusise Kuzhe u pergjigj E dija qe Dallku nuk do te luaj me Bjellorusine sepse eshte i pezulluar por mua me duhej ai lojtar per kete takim ndaj edhe e grumbullova. Gjithsesi Kuzhe nuk qartesoi arsyet se perse nuk eksperimentoi pikerisht per rolin e mbrojtesit te djathte e la Dallkun 90 minuta ne loje kur nuk do ta kete ne ekip per ndeshjen me te rendesishme te kombetares ne grup ndaj bjelloruseve me 26 mars.
Shqiperi-Slloveni 1-2
Shenues Bulku 61/ Novakovic 24 Dedic 89 p
Kartone te verdhe Vangjeli Cana Lila/ Jokic Ilicic
Gjyqtare Mihalis Kukulaqis/ Dimitris Bozatzidis dhe Kristos Baltas
Stadiumi Qemal Stafa
Shqiperia Ujkani Beqaj 46 Dallku Cana Teli Vangjeli G.Lika 74 Duro Muzaka 55 Lila Lala Bulku 55 Agolli Bogdani Bakaj 63 Salihi Memushaj 80. Trajner Josip Kuzhe
Sllovenia J.Handanovic Brecko Sezar Shuler Jokic Kirm Radosavljevic Bacinovic Sukalo 65 Birsa Ilicic 58 Matavz Dedic 46 Novakovic Ljubijankic 69. Trajner Matjazh Kek
LEONARD KARAJ