Kumbaro me rrahu me tub llastiku
Se bashku me kete personin me floke kacurrela me kane futur ne nje dhome ku ka pasur gjak. Une lutesha dhe shpresoja qe mos ishte gjaku i Remziut. Kjo fraze eshte shqiptuar nga Avdyl Loshaj gjate deshmise se tij per gjykaten ne procesin per zhdukjen e Remzi Hoxhes. Gjykata per Krimet e Renda administroi pak dite me pare deshmine ne fjale. Per zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe torturimin e Avdyl Loshajt akuzohen tre ish-punonjes te SHIK-ut qe dyshohet se kane marre pjese ne rrembimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt Ziso Kristopulit dhe Remzi Hoxhes ne vitin 1995. Pas kesaj ngjarjeje biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha eshte zhdukur. Krimet e Renda arriten te merrnin vetem me ane te leter-porosive deshmine e Loshajt. Leter-porosia me 86 pyetje ndaj Loshajt u ekzekutua ne Gjykaten e Pejes ne Kosove ne 20 dhjetor te vitit te kaluar. Ne pergjigje te ketyre pyetjeve Loshaj rrefen marredheniet me dy te lenduarit e tjere ne ngjarje Remzi Hoxha e Ziso Kristopuli torturat e renda qe ka kaluar ne ambientet e godinave te Sherbimit Informativ dhe tentativen per vetevrasje duke u hedhur nga kati i trete i godines se SHIK-ut ne Tirane. Burime prane Ministrise se Drejtesise mundesuan permbajtjen e deshmise se Loshajt momentet kryesore te se ciles publikohen me poshte.
NJOHJA ME KRISTOPULIN
Gjate kohes qe kam qendruar ne Sarande kam shkuar disa here ne fshatin Ksamil ku kam qendruar brenda dites dhe jam kthyer perseri ne Sarande gjithnje ne shoqeri te policise komandantit te rajonit te Policise se Sarandes A.N. Te tjeret nuk i kam mbajtur ne mend. Kjo ka qene java e fundit e qendrimit tim ne Sarande dhe java fatale sepse jam detyruar te flas vetem ne gjuhen gjermane me kane pajisur me pasaporte austriake me emrin Armando Diteel Mense si gazetar austriak. Kam qene i shoqeruar nga nje femer pothuajse si me dhune dhe me dhune ka qene nga organet kompetente te kunderzbulimit shqiptar te cilat nuk kane qene organet e mirefillta te zbulimit shqiptar por kane qene organe proserbe dhe progreke.
Arsyeja qe une kam shkuar ne Ksamil eshte se kam qene i detyruar. Se cfare loje eshte luajtur une nuk e di. Une vetem kam ngrene dhe kam pire ne lokalin e Ziso Kristopulit. E kam njohur Ziso Kristopulin vetem ne restorantin e tij. Nuk kemi pasur asnje marredhenie tjeter dhe atij i pelqente pse une isha gjithnje me percjellje te policise. Une nuk kam guxuar te flas ne shqip. Kam folur vetem ne gjermanisht dhe une i kam degjuar te gjitha bisedat qe jane bere ne gjuhen shqipe por pas dorezimit te pasaportes me emer te ndryshuar une jam identifikuar si austriak.
Me Zison jam njohur ne restorantin e tij dhe nuk e di si quhet restoranti. Asnjehere nuk kemi qendruar vetem me Zison por gjithnje kam qene ne shoqeri me nje polic tjeter.
TORTURAT NGA SHIK-u
Une jam marre ne pyetje nga SHIK-u ne zyren e SHIK-ut ne Sarande ne fund te muajit gusht te vitit 1995 dhe kjo ka zgjatur rreth nje ore e gjysme. shte kerkuar nje lloj dokumenti per te cilin SHIK-u eshte ne dijeni dhe une nuk mund ta them se per cfare dokumenti eshte fjala. Une kam kerkuar nje ore afat dhe kesaj kohe sa me eshte lejuar qe te jem i lire qe te sjell dokumentin qe e kerkonin te cilin une nuk e posedoja dhe nuk kisha njohur per asi dokumenti. Une kam shfrytezuar rastin dhe kam ikur pasi e kam takuar jashte shoferin e A.N. me uniforme policie. Kemi komunikuar permes shenjave te gishtave sepse une nuk guxoja te flisja shqip. Jemi marre vesh qe ai te me dergoje ne Tirane sa me shpejt te jete e mundur. Une jam marre ne pyetje perseri ne Tirane ne muajin tetor 1995 ne nje rajon policie qe eshte organi i SHIK-ut. Muaji tetor ka qene muaji me i tmerrshem ne jeten time per shkak se une kam perjetuar torturat me cnjerezore. Une nuk jam i vetedijshem se sa dite kam qendruar aty por nga torturat dhe goditjet nga cdo lloj mjeti dru shufra gome dhe te tjera. Une i kam thene Ilir Kumbaros se ti nuk mund te jesh me atdhetar se une dhe gjithe keto tortura qe me beheshin kane qene qe une te pranoj se kam kryer atentat mbi Kiro Gligorovin presidentin e atehershem te Maqedonise. Nga torturat e shumta une nuk jam ne gjendje te percaktoj kohen sa kam qendruar aty. Nga torturat e medha nuk ka mundur te me ndalet gjaku dhe urina dhe ne keto kushte une kam qene pothuajse i pavetedijshem qe te kuptoj se cila date ishte apo cili muaj. Duke qene ne kete gjendje Ilir Kumbaro ka urdheruar qe une te dergohem ne tualet. Me kane derguar dy shoqerues. Une kam hyre brenda. Ata kane mbyllur deren dhe une kam pare nje dritare me permasa 30 me 40cm dhe permes saj poshte kam pare nje kosh te mbeturinave. Pasi kisha vendosur qe te beja vetevrasje qe tu shpetoj torturave te cilat beheshin me qellim qe te pranoja atentatin me Gligorovin qe nuk e kisha bere. Nga renia une kam marre lendime shume te renda pasi kisha rene nga lartesia tre kate e gjysme. Pasi kam rene poshte persona te SHIK-ut me kane derguar ne Spitalin Ushtarak. Atje kam qendruar rreth 6 ore. Mjeku me ka dhene morfium kunder dhimbjeve.
Me pas kane ardhur pjesetare te SHIK-ut. Me kane mbeshtjelle me carcaf dhe une pa pare asgje me kane derguar ne nje vend ku flitej shkodranishtja supozoj qe kam qene ne Lezhe. Gjate rruges deri ne kete vend une kam pase nje thes te zi ne koke dhe nuk kam pare asgje. Vetem frymemarrjen e kam pasur te lire. Pastaj Ilir Kumbaro perseri ka vazhduar te me marre ne pyetje. Duke me rrahur me nje zorre te ujit kembeve ku isha i lenduar dhe me kembe te thyera per arsye se une jam hedhur nga kati i trete duke me thene ti e ke bere vepren ti do te na shkaterrosh marredheniet me Maqedonine. Na fusnin ne ca gropa te hapura dhe te thella deri ne fyt gjuanin me arme ne drejtimin tim dhe une kam pasur fat qe te shpetoj. Kjo ndodhte gjate nates.
Raporti me Remzi Hoxhen
Une e kam njohur Remzi Hoxhen. Jam takuar shpesh me te ne Tirane pasi ai ka ardhur te me vizitoje ne spital ne Tirane kur po sherohesha nga plaget e marra ne Subotice ne vitin 1992. Me Remziun jam njohur qe nga viti 1991 por jo ne Shqiperi. Jemi njohur si aktiviste politike me ideologji te perbashket te krijuar nga viti 1989 pas vrasjes se shokut tim I.Qorraj ne mars nga forca serbe. Me Remziun kam pasur gjithnje marredhenie te mira. Ka qene njeri besnik atdhetar dhe njeri me strukture.
Une Remzi Hoxhen e kam pare per here te fundit ne vitin 1995 para se te arrestohemi. Mendoj se ka qene muaji shtator. Ky ka qene kontakti im i fundit ne liri. Une e kam pare Remziun ne burg ne muajin tetor te vitit 1995 ne Lezhe. Une e kam pare Remziun ne gjendje te atille qe ai nuk ishte Remziu qe kam njohur per shkak te torturave qe jane bere. Ai ka qene i dobesuar fizikisht me fytyre te deformuar. Nuk mund te qendronte ne kembe dhe vetem jemi pershendetur keshtu te them me koke. Me nuk e kam pare por vetem kam degjuar britmat e tij nga tortura qe jane bere. Ne Lezhe ka qene si tip hoteli por i izoluar. Ka qene objekt i SHIK-ut.
Dhuna ne Lezhe
Nuk jam ballafaquar asnjehere me Remzi Hoxhen gjate kesaj kohe dhe takimi i fundit qe kam pas me te ka qene ne Lezhe ne momentet e fundit kur kemi qene te dy te mbaruar.
Ne Lezhe kam qendruar 6-7 dite. Une kam qendruar vetem ne nje dhome qe ka qene si lloj kuzhine. Ka pasur dritare me hekura. Ka qene e lidhur me nje dhome tjeter ku ishte nje krevat dhe nje tavoline dhe aty me vinin kur me torturonin. Une nuk kam pase asnje shtroje. Kam qendruar ne nje krevat me susta. Une kam arritur qe ta heq nje hekur nga dritarja dhe kam ikur perbuze vendit ku ishin hapur gropat ne te cilat na torturonin gjate nates. Jam kapur para se te arrija te futem ne nje vend ku kishte shkurre te uleta. Kur me kane kapur ka ardhur Ilir Kumbaro dhe ka urdheruar qe te me fusnin brenda. Se bashku me kete personin me floke kacurrela me kane futur ne nje dhome ku ka pasur gjak dhe une lutesha e shpresoja te mos ishte gjaku i Remziut. Une kam qendruar aty jo me shume se gjysme ore. Kane ardhur prape dhe me kane futur ne nje veture ne te cilen kane qene Ilir Kumbaro ku cuni nga Tropoja dhe nje shofer i gjate dhe me kane derguar ne kufirin me Maqedonine ne Qafe Thane. Aty Ilir Kumbaro ka ndalur makinen ne te cilen kane qene dy shqiptare shtetas te Maqedonise. Me kane nxjerre nga makina dhe Ilir Kumbaro me ka thene tash ke pune me shtetin e Maqedonise dhe pastaj atyre iu ka dhene nje pasaporte te kuqe dhe ka biseduar fshehurazi me ta. Kaluam kufirin ne te dy vendkalimet. Nuk jam kontrolluar nga askush. Une ate mbremje kam fjetur ne shtepine e njerit nga keta persona dhe mendoj ne Kercove. Ai perpiqej te me ndihmonte por une nuk kisha besim tek ta. Nuk i kam treguar se kisha probleme shendetesore. Ata me pyeten por une nuk tregova. Ky person me ka dhene disa te holla dh pastaj ne fshehtesi kam kaluar kufirin dhe kam kaluar ne Kosove.
-Gjate marrjes ne pyetje kane perdorur mjetet dhe metodat me cnjerezore. Keto kane qene sjelljet e tyre qe me detyruan te bej vetevrasje.
- Une nuk e njoh konkretisht te pandehurin Arben Sefgjini por mendoj se ky duhet te jete ai personi i gjate qe fliste greqisht. Nese me jepet rasti te takoj apo shoh ndonje fotografi te tij e kam te lehte qe ta identifikoj jo me emer por si njeri qe me ka torturuar. Une e di qe jane 21 persona qe me kane torturuar. Nuk i njoh te gjithe me emra por mund ti identifikoj me fotografite e asaj kohe kur ka ndodhur kjo ngjarje.
- Personat qe me kane marre ne pyetje dhe me kane shoqeruar nuk i kam njohur kurre me pare dhe per rrjedhoje nuk kam pasur asnje konflikt me ta apo me te afermit e tyre.
- Une nuk kam pare qe ndonjeri nga keto persona ka kryer kunder Remzi Hoxhes ndonje dhune apo torture por supozoj qe meqe Remzi Hoxha ishte ne te njejtin vend ne Lezhe ne nje dhome prane meje i derrmuar se rrahuri njelloj si une mendoj se keto veprime i kane kryer te njejtit persona. Ndersa per shtetasin Ziso Kristopuli nuk di asgje.
Ziso Kristopuli nuk e ka njohur fare Remzi Hoxhen ne asnje kohe.
Une Ziso dhe Remziu nuk jemi takuar asnjehere se bashku ne asnje vend ne Shqiperi apo jashte.
Ziso Kristopuli asnjehere nuk ka dhene asnje porosi per Remzi Hoxhen dhe as Remziu per Zison. Si kane mundur te bejne nje gje te tille pasi nuk e kane njohur njeri-tjetrin.
Holanda
Anetaret e familjes Hoxha tani i njoh te gjithe perfshi bashkeshorten femijet vellezerit dhe te tjeret te cilet i kam vizituar ne shtepine e tyre ne Prishtine. Une se pari e kam takuar gazetarin H.M. ne vitin 1995 ne muajin dhjetor. Ai me ka mundesuar nje gje te tille dhe une jam takuar me Ethem Hoxhen te njejten dite. Kjo lidhje ne mes te familjes se Ethemit dhe familjes sime jane te mira. Tani vazhdojme te kemi lidhje te ngushta familjare. Une e njoh Nebi Hoxhen te cilin e kam takuar ne Holande. Me para pata takuar E.Hoxhen me te cilin kam nderruar numrat e telefonit dhe me pas jam takuar me Nebiun ne Holande ne vitin 2005. Nuk jam i sigurt per vitin pasi kam qene duke u sheruar psiqikisht. E di se ate dite kemi shkuar ne Ambasaden e Shqiperise per te dhene deklarate kunder policise per krimet te renda qe ishin bere ndaj nesh duke na torturuar. Pas deklarates se dhene ne Ambasaden Shqiptare une pastaj kam biseduar me Nebiun te cilit i kam dhene nje fotografi ne te cilen shihen lendimet te shumta ne fytyre dhe gjymtyret e mia. Kete fotografi ai e ka publikuar ne mjetet e informimit.
ARMAND BAJRAMI