E Diel, 1 Nëntor 2026

PD ndryshon listën e kandidatëve, hyn Greta Koçi dhe Baki Shehu. Faktohen dyshimet se është dorëzuar listë e bardhë në KQZ

selia-e-pdPartia Demokratike ndryshon listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, raporton Panorama. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të emrave në pjesën fituese të listës, por në fund të saj.

Konkretisht, në vendin e 31-të në listë do të jetë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, ndërsa në vendin e 32-të, ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Baki Shehu. Ata kanë zënë vendin e Sait Dollapit dhe Krenar Alimehmetit.

Këta dy emra nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën Rilindja Demokratike, organ i PD-së.

Ndryshe nga katër vjet më parë, zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk e ka publikuar ende zyrtarisht listën me 140 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit.

Kjo shton edhe më shumë dyshimet se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar një listë e bardhë nga PD, duke shkelur ligjin./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›