E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Deri te premten do t'i presim

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ashpersoi dje gjuhen ndaj mazhorances, duke deklaruar se do te prese deri te premten per nje pergjigje mbi kerkesat e tyre, ne te kunder do te kete nje pershkallezim te ri. Paralajmerimi i kryesocialistit u be gjate protestes se djeshme ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", nga ku ftoi qytetaret se "cdo pasdite ne oren 18:00 jane ne proteste, neser ne oren 18:00, pasneser, te enjten ne oren 18:00". "Ne deri te premten do t'i presim, te premten do t'u tregojme se cfare do te thote se vetem ne trupat do te mund te kalojne nese kujtojne se do te mund te instalojne ketu regjimin e frikes dhe votes se vjedhur", paralajmeroi mazhorancen Edi Rama. "Gjithkush qe ka mundesi le te vije ketu dhe sidomos te premten me 14 maj, kur mbushen dy jave nga greva e urise dhe ku mund te behen 2 jave nga pushteti i shurdherise mbi kete greve, ejani ketu edhe me te shumte, edhe me te vendosur, edhe me te gatshem, per te cuar edhe nje shkalle me tutje kete proteste, qe do te pershkallezohet sepse ne jo vetem nuk terhiqemi, por nuk qendrojme as ne vend", ftoi qytetaret Rama. Duke vijuar me tej, ai tha se kush kujton se do t'i zmbraps, eshte vetem nje i trembur, qe i ka mbetur vetem ajo qe i mbetet cdo te tremburi kur i humbasin te gjitha argumentet, kercenimi. Sipas tij, kur kercenimi shtrihet mbi nje popull eshte koha kur nje populli e vendos perfund kercenimin. "Me 14 maj, 2 jave rezistence ne instancen me sublime dhe nese do te jene 2 jave shurdheri do te jete dita e nje pershkallezimi te ri. Mos mendoni se forca e arsyes eshte me e dobet se sa e arsyeja e forces", iu drejtua mazhorances, kreu i opozites shqiptare. Ai tha gjithashtu se nuk duhet te mendojne se fakti qe asnje lule nuk eshte keputur ne Shqiperi ne kete proteste e pengon kauzen e tyre te behet nje lule ne historine e ketij vendi. Sipas tij, opozita po e mbjell lulen e lirise dhe po e mbjellin si evropiane, po e bejne kete proteste per te ndertuar dhe jo per shkaterruar. Por, per kryesocialistin, te gjithe jane te bindur se trupat e tyre jane shume me te forte se kurre, jane me te forte se cdo akt i dhunshem, jane shume me te forte se cdo force e shprehur ashtu sic i takon nje opozite qe e do Shqiperine si gjithe Evropa. Ne fjalen e tij te mbajtur perpara mbeshtetesve, lideri i socialisteve deklaroi se ne spitalin e Tiranes ka filluar te qarkulloje nje leter, qe i detyron te firmosin ne kembim te rroges, e ne kembim te vendit te punes. "Sigurisht per te dale kunder kesaj greve. Per te dale kunder kesaj greve duke u bashkuar me te tjeret me pare. E teksa shohe keto firma, qe rrjedhin ne ekranet e televizoreve, me kujtohen firmat qe mblidheshin nga njerez te quajtur "shoqatat e Enverit", komentoi Rama. Mirepo, tha ai, ajo qe e trishton me shume eshte se ne ate kohe firmat i kerkonte shoqata e Enverit, sot i kerkon qeveria e Saliut. E ne fakt, nenvizoi kryesocialisti, te dyja bashke nuk jane asgje tjeter vecse i njejti produkt, i te njejtes mendesi. "Dua thjesht dhe vetem t'u them atyre qe mund fare lehte te mos e kishin firmosur ate palo leter se eshte dicka me e trishtueshme per secilin prej tyre, eshte e verteta qe rri dikur me thelle, sesa vete nenshtrimin ndaj pushtetit, eshte frika", deklaroi kryetari i PS. Sipas tij, eshte frika qe eshte po ajo, frika qe vjen po prej asaj kohe deri ne kohen tone dhe mashke me servilizmin qe eshte po ai, qe vjen prej asaj kohe deri ne kohen tone.
Valentina Leskaj
"Sali Berisha mban peng te verteten e zgjedhjeve per ta sunduar Shqiperine. Shiheni kryeministrine se eshte e rrethuar nga policia prej ditesh. Po nga kush mbrohet? Nga popullit i vet qe nuk ka prekur asnje lule ne 9 muaj proteste. Ne i themi atij, jepi fund cinizmit me popullin shqiptar, hapi rruge transparences, se ky eshte orteku i njerezve qe kerkon lirine. Ne jemi te vendosur per ta cuar deri ne fund kauzen tone per drejtesi. Kjo eshte ora jone, kjo eshte ora per drejtesi per popullin shqiptar."
Ilir Bejtja
"Hiqe hijen e diktatures qe ke leshuar mbi ne, e kemi hequr ate 20 vjet me pare, nuk e pranojme me. Jemi sot ketu per t'i thene Berishes se nuk jemi ketu per te ngrene bar, por per te shkruar ne Bashkimin Evropian. Ne jemi sot ketu per t'i thene mjaft vjedhjes se lirise se votes. Jemi sot ketu per t'i thene mjaft monopoleve. Nuk eshte ai qe mund te sundoje Shqiperise. Jemi sot ketu per t'i thene mjaft diktatures Berishiane. Jemi sot ketu per t'i thene qe ne duam me cdo kusht te dalim nga kriza ku jemi zhytur."
Namik Dokle
"Ka dite te tera qe mblidhemi ketu nga e gjithe Shqiperia per te protestuar kunder nje padrejtesie dhe per te gjetur te drejten tone te perbashket. Kryeministri ne fjalite e tij arrin te provokoje edhe grevistet. Ky Kryeminister qe u thote grevisteve dilni nga kafazi, duhet te dale nga zgafellja e vet. Ndalo provokacionet ndaj protestuesve sa nuk eshte vene. E keqja je ti Sali Berisha dhe ne jemi kunder kesaj te keqeje. Me 14 maj te mblidhemi te gjithe ketu per te protestuar kunder kesaj te keqeje, per te protestuar per lirine tone."
Skender Gjinushi
"Ne do ta fitojme sebashku kete beteje, kutite do te hapen dhe Berisha do te ike bashke me te. Thone qe Saliu nuk zbret nga kali, por ne demokraci kali eshte vota e lire. Te rrish mbi vota te vjedhur do te rrish mbi kalin e vjedhur. Ne kemi fituar mbi te gjitha moralisht kete beteje, te gjithe jane zhgenjyer nga trafiku i deputeteve. 22 deputetet nuk kane hyre per mandatet e tyre, por per voten tuaj, per pushtetin tuaj. Por Berishes i ecin pazaret, tani i ngecen ne dore, se Ilir Meta nuk e can dot me te majten. Nuk mund te perdore LSI-ne si celes kopil, se me celes kopil hyhet per te vjedhur dhe jo per te qeverisur."
Agim Leka
"Shpeshhere na shikoni qe jemi trishtuar, se na ka marre malli per te afermit tane, per prinderit tane, per femijet tane, por edhe ata e kuptojne se ne jemi ketu jo vetem per veten tone, por per te ardhmen e Shqiperise, prandaj duam qe te jeni aty dhe te jemi gjithmone bashke. Ju duhet te keni besim se do t;'ia arrijme kauzes sone. Mos u trishtoni edhe kur na shikoni me lot ne sy, vetem se eshte nje cast, kur percillen shoket tane me barele drejt spitalit, aty ku ndahet jeta me vdekjen permes nje fije peri."
Taulant Balla
"Zoti kavalier, po kerkoje t'i beje presion mjekeve qe na trajtojne dhe qe na mbajne gjalle, keta mjeke te nderuar nuk tremben nga kercenimet e tua, se jane per t'i sherbyer misionit qe kemi filluar bashke. Zoti kavalier, ti je personi qe po saboton integrimin evropian. Nuk eshte kjo greve e urise qe ve ne dyshim vizat, je ti kavalier. Ditet e tua jane te numeruara, i ke shume te pakta oret per te menduar, se ne te kundert me date 14 jo me 100 mije, por 1 milione, do t'i drejtohen Tiranes per te te treguar ty vendin".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›