PASOK: "Mbeshtesim PS dhe Edi Ramen"
Partia e te majteve greke, PASOK, derguan dje nje mesazh solidariteti Partise Socialiste te Shqiperise. "PASOK deshiron te shprehe solidaritetin e tij me anetaret e Partise Socialiste te Shqiperise, te cilet jane ne greve urie per te kerkuar transparencen dhe ndershmerine ne te gjithe zgjedhjet e ardhshme", thuhet ne mesazhin e tyre. PASOK i ben thirrje qeverise shqiptare te degjoje zerat dhe shqetesimet e opozites dhe te veproje ne menyre konstruktive pa humbur me kohe. Ne vijim te mesazhit, thuhet se qe ne fillim te krizes politike aktuale ne Shqiperi, PASOK ka mbeshtetur perpjekjet e PS dhe liderit te saj Edi Rama per demokraci te vertete, transparence te plote dhe mireqeverisje. "Keta elemente jane parakushte per progresin politik dhe social. Vetem ne kete menyre ne mund te arrijme kohezionin social dhe stabilitetin ne sistemin politik", perfundoi mesazhi i PASOK.