E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Detyra jonë garantimi i pavarësisë së drejtësisë, por jo në dëm të standardeve demokratike

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “diskutimi sy m’sy me shqiptarët do të vijojë për të ngritur zërin kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike”.

Rama njoftoi komunikimin e radhës live në rrjetet sociale përmes rrjeteve sociale, i cili do të zhvillohet nesër në orën 8:30.

“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›