Rama Dhuna e shtetit dhune e deshperuar e te mbyturit

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne nje konference per shtyp foli lidhur me ngjarjet e fundit ne vend. Duke i lidhur gjithcka njera me tjetren arrestimet torturat e demonstruesve vrasjet sulmet ndaj institucioneve ai tha se ato jane pjese e nje plani makaber per te ushtruar dhune. Apeli yne ndaj botes demokratike SHBA eshte dhuna ndaj institucioneve po kercenon shembjen e plote te nje shtetit te dobesuar permes sulmeve te perseritura ndaj institucioneve kushtetuese.
Kjo zbulon rrezikshmerine qe kjo qeveri dhe ky kryeminister paraqesin per kete vend qe kur vodhen votat per te vjedhur Shqiperine.
Mos lejoni qe ne Shqiperi te vijojne keto qe po ndodhin dita-dites. Populli shqiptar sdo ta pranoje kurre rikthimin e partise-shtet. shte i domosdoshem ekuilibri. Jemi gati per dialog e kompromis ne interes te shqiptareve por nuk do te falim lirite thelbesore te ketij kombi.
Duke u shprehur se vendi ndodhet ne nje krize te jashtezakonshme Rama beri apel per popullin opozitar cdo qytetar dhe njeri te arsyeshem te ketij vendi qe te kuptonte se gjithcka po ndodhte provonte se ku ka rene qeveria e kthyer ne nje regjim kusarie. Askush te mos mendoje se keto veprime jane force. Ato jane frike sepse ai e di qe ka vjedhur votat - tha Rama teksa vijoi - Kjo qeveri ka rene. Ajo po rri ne kembe duke perdorur dhunen ndaj njerezve dhe institucioneve qe nuk i ka ende nen vete. Jemi ne kete beteje per Shqiperine qe duam. Kete e pa gjithe bota ne homazhin e paruajtur te 28 janarit se Shqiperia do paqe mirekuptim dhe respekt ndaj njeri-tjetrit pavaresisht bindjeve e perkatesive krahinore fetare partike ideologjike te njerit apo tjetrit. Per Shqiperine e femijeve tane te atyre familjeve te zakonshme te ketij vendi qe jetojne me 1001 halle dhe cdo mengjes dalin nga shtepia me 1001 pikepyetje sepse jetojne ne Shqiperine qe merr fryme ne oborrin jashte familjes ne pushtet.
Jemi te vendosur per detyren qe kemi marre kur pavaresisht tensionit te jashtezakonshem te kusarise dhe dhunes shteterore sdo te humbasin per te vijuar nje proteste paqesore.
Ngjarjet me te fundit lideri socialist i cilesoi si nje dhune e deshperuar e te mbyturit qe kerkon te te mbyse. shte e pamundur dhuna per te mbytur nje popull te tere nga kusaria e nje grushti njerezish qe smund te perfaqesojne Shqipeirne tha Rama.
I pyetur lidhur me arrestimin e tre personave qe kishin planifikuar vrasjen e tij kreu socialist u shpreh se skam asnje koment per kete. Thjesht perseris qe jeta ime nuk eshte me e vlere se ajo e tre personave qe u vrane nga ky shtet.