Rama: Dialogu me PS, terhiqni akuzat dhe hapni kutite
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per te paren here i eshte pergjigjur apelit te mazhorances per dialog, duke shprehur gatishmerine e tij per nje gje te tille, por njekohesisht duke renditur kushtet e zhvillimit te nje dialogu te tille. Deklarata e tij eshte bere gjate zhvillimit te protestes se socialisteve per hapjen e kutive, ne qytetin e Vlores dhe Fierit. "Ne protestojme duke i thene hap kutite ose largohu genjeshtar. Sepse ne ato kuti fshihet vendimi i shqiptareve per nje politike te re, per administraten e shtetit shqiptar", deklaroi Rama. Kryesocialisti tha se cdo dite mazhoranca akuzon opoziten, si mafioze e perverse i bejne terroriste e i lidhin me boten e krimit, i shkelin mbi varrin e familjare te tyre e u hedhin balte si torturues te femijeve te tyre. "Dhe nderkohe, me e bukura, na ftojne ne Parlamentin e kutive te mbyllura e na kerkojne dialog per te miren e vendit, qe sic e shihni po u dhimbset shume tani qe karrigia po u zhytet ne "qelbin" shperthyes te ekonomise se "gangrenizuar" nga korrupsioni, borxhet e Saliut te bera "litar ne fytin" e popullit dhe shpenzimet e shfrenuara per t'i marre votat popullit me shirita si Kalimash", reagoi lideri i selise roze. Duke vijuar me tej, u pergjigj, duke u shprehur pro dialogut, por me pare te marrin mbrapsht akuzat e turpshme dhe shpifjet monstruoze ndaj opozites. Kreu i opozites eshte i gatshem per dialog por me pare, vleresoi ai, mazhoranca te hapi kutine e mbyllura, te te dhenave reale e te realitetit te plageve te ekonomise, duke filluar nga tuneli i Kalimashit, shifrat faktike te shpenzuara deri tani, sasine e demit te shtuar nga shembja, parashikimin fundor te kostos se rruges dhe padyshim, nisja e hetimeve per te me nje shprehje te qarte vullneti. "Dialog? Po. Por me pare te heqin dore nga kushti i mos hapjes se kutive, duke i dhene fund genjeshtres qe, hapja e kutive bie ne kundershtim me vendimin e gjykates. Po veme kushte? Jo. Po themi vetem qe dialogu duhet te jete demokratik, i barabarte, i vertete, i hapur per cdo zgjidhje te krizes se rende dhe ne asnje menyre mjet shpetimi per nje pushtet qe hedh lumin e vret kalin", iu pergjigj fteses se mazhorances, kryetari i Partise Socialiste. Rama nenvizoi se "nese mazhoranca do vertet dialog, ta harrojne se mund ta realizojne duke u tallur me nderkombetaret, se me opoziten nuk tallen dot me. Ai theksoi se duhet ta harrojne se e realizojne dialogun duke bere shfaqje banale urtesie per te lare gojen dhe per te thene ja, ne duam dialog, po s'do opozita. "Nese duan dialog te krijojne kushtet per dialog dhe ta harrojne se mund te ekzistoje ndonje dialog sa per te rikthyer opoziten ne parlament e per te na rifilluar farsen e demokracise pa liri e te drejta te barabarta per te gjithe, pa institucione te pavarura, pa garanci kushtetuese e ligjore per cdo qytetar te kesaj republike", u shpreh lideri i selise roze.
ENERGJIA
"Sali Berisha ka genjyer edhe kompanine me te cilen ka firmosur tjeter gje dhe tani qe e verteta e frikshme e rrokullimes se ekonomise e te kompanise bashke, po ia nxeh karrigen ku eshte ulur, genjen ketej e genjen andej se s'di nga t'ia mbaje", akuzoi Edi Rama, kundershtarin e tij politik per rritjen e cmimit te energjise.
APELI
"Berisha, hap kutite ose largohu genjeshtar. Sepse ne ato kuti fshihet vendimi i shqiptareve per nje politike te re per shendetesine. Per t'i dhene fund sistemit te falimentuar te sigurimeve dhe per te hapur epoken e sistemit shendetesor universal", apeloi kryesocialisti.
Kundershtimi
"Nese duan dialog te krijojne kushtet per dialog dhe ta harrojne se mund te ekzistoje ndonje dialog sa per te rikthyer opoziten ne Parlament e per te na rifilluar farsen e demokracise pa liri e te drejta te barabarta per te gjithe, pa garanci kushtetuese e ligjore per cdo qytetar te kesaj republike", tha Rama.