E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Diplomacia në nivele qesharake, e kapur nga klientelizmi

Nepotizmi dhe klientelizmi kanë kapur diplomacinë shqiptare, duke e vendosur në një nivel qesharak. Me këto fjalë e ka hapur tryezën për Diplomacinë të Partisë Socialiste, kreu i kësaj partie Edi Rama. Sipas Ramës Shqipëria nuk ndodhet në lartësinë e duhur qoftë në marrëdhëniet me botën e jashme, ato rajonale, madje as me fqinjin tonë kryesor, Kosovën. Në këtë kontekst ai shtron nevojën e menjëhershme për transformimin e këtij dikasteri nga një zyrë punësimi, në një trupë që ti shërbejë atdheut tonë për interesat dhe misionin e tij.
 

“Një nga shtyllat kryesore të programit Rilindja Shqiptare është ribashkimi me Europën në këtë proces, ashtu sic janë të domosdoshme të gjitha prioritetet që lidhen me integrimin, instrumenti politik është i pazëvendësueshëm. MJ ka një listë me dëshira që nuk shoqërohen me zbatim efikas, mënyra e zgjedhur nuk është e duhur. Jemi dëshmitarë që Shqipëria zyrtare nuk është në lartësinë e duhur në marrëdhëniet me ndërkombëtarët ashtu dhe me diasporën shqiptare, nuk është në nivelin e duhur as në bashkëpunimin shumëpalësh, atë rajonal dhe as me Kosovën. Jemi dëshmitarë se përjashtuar një grushti të mbetur në diplomaci, roli është zbehur së tepërmi. Sot shërbimi politik po kalon një periudhë të vështirë deri dhe qesharak. Është me rëndësi themelore që ne me guxim dhe imagjinatë të ndërtojmë përmes një vizioni të qartë rrugën për ta transformuar nga një zyrë punësimi, në një trupë që ti shërbejë atdheut tonë për interesat dhe misionin e tij. Ka shumë rëndësi që në reformën të kemi parasysh një strategji të koordinuar me sa më shumë faktorë të tjerë, në kushtet e një Shqipërie në evolim të vazhdueshëm. Nga ana tjetër një strategji e tillë të mos mbetet në letë, na duhet me patjetër ti japim fund shpërdorimit të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale”-tha ai.
 

Më tej lidershipi i selisë rozë, reformimin e shërbimit diplomatik sipas programit të PS-së, e parashtron në: vendosjen e një ligji integral për garantimin e statusit të nënpunësit të jashtëm, një proces bazuar mbi ligjin për rekrutimet dhe clirimin nga klientelizmi dhe nepotizmi.
 

“Ideja për një ligj integral që garanton statusin e nënpunësit të jashtëm për të mos e barazuar me atë të një nënpunësi cicil është e domosdoshme. Ngritja e një procesi të bazuar mbi ligjin për rekrutimet duke ju referuar burimeve më kopetente.Të bëjmë cështë e mundur të vëmë të gjitha energjitë pozitive në funksion të këtij procesi.Duhet ndarë njëher e mirë shërbimi diplomatik nga ecuria e politikës së përditshme. Nepotizmi dhe klientelizmi politik është një kancer për këtë shërbim. Ne do ti japim Shqipërisë dinjitet maksimal në sytë e cdo kujt që do të përballet me shërbimin tonë diplomatik.Barcaletat dhe anekdodat që prodhon sot shërbimi diplomatik duhet të marrë fund. Sfida për integrimin nuk mund të errësohet nga sjellje, komunikime, mënyra veprimi dhe ryshfete që janë bërë pjesë e shërbimit diplomatik shqiptar.PS ka të gjitha kapacitet e nevojshme për të shkruar një program reformimi për diplomacinë shqiptare, në mënyrë që Shqipëria të përfaqësohet përpara të tjerëve ashtu sic e meriton”u shpreh Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›