Sarkozi rrëzon mundësitë për marrëveshje me të djathtën ekstreme

Nikola Sarkozi (foto AFP)
Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje elektorale me partinë e të djathtës ekstreme, Frontit Kombëtar, por është shprehur se votuesit e saj nuk duhet të demonizohen.
Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Frontin Kombëtar apo ministra nga kjo partia, ka thënë ai për radion “France Info”.
Pas humbjes në raundin e parë të zgjedhjeve, ai ka nevojë për votat e të djathtës ekstreme për të fituar. Rivali i tij socialist ka argumentuar se një pjesë e mbështetësve të Frontit Kombëtar i përkasin të majtës.
Në raundin e parë ishte surprizë marrje e 17.9% të votave nga kandidatja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen. Ajo nuk pritet të bëjë të qartë se cilin kandidat mbështet deri me 1 maj ku pritet tu drejtohet mbështetësve të partisë që drejton. /F.Stafa/