Rama: Do largojmë Qeverinë
Gjate nje konference per shtyp, menjehere pas mbledhjes se kryetareve te grupeve parlamentare ne kryesine e Kuvendit, Rama akuzoi maxhorancen se nuk ka vullnet per te pranuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara. “Ne rast se opozita kerkon zgjidhje dhe pushteti e refuzon kete zgjidhje, ky nuk eshte nje gabim i opozites, ky eshte nje faj i pushtetit. Nderkohe qe kjo opozite nuk eshte mjaftuar me nje rruge, por i ka konsideruar e perdorur te
gjitha rruget dhe do vazhdoje t’i konsideroje dhe perdore qe nga rruga e ofertave per zgjidhje, deri tek rruga e protestave per te larguar qeverine, e cila eshte nje rruge e hapur per te cilen ne jemi te angazhuar per arsye qe dihen. Ka pasur ndalime te perkohshme ne stacione te caktuara te kesaj rruge, gjithmone ne funksion te venies se nje interesi te perbashket te shqiptareve mbi nje çeshtje qe eshte shume e rendesishme per shqiptaret, por qe duhet trajtuar me te gjithe kujdesin e domosdoshem per qytetaret ne radhe te pare”, u shpreh Rama. Duke iu referuar Konferences se Kryetareve, ku te dyja palet nuk rane dakord per futjen ne axhenden e Kuvendit te komisionit hetimor, Rama theksoi se keto pengesa dhe alibi jane qe procesi politik te terhiqet zvarre dhe pushteti te vazhdoje te plaçkite vendin. Sipas Rames, Berisha eshte pergjegjes per permbytjet dhe shperfill dhe akuzon opoziten qe po perpiqet ta ndihmoje ne kete situate. “Berisha kerkon te rrije ne pushtet duke vjedhur votat. Sot refuzoi edhe marrjen ne shqyrtim te propozimit tone per ndryshimin e buxhetit te 2011-s, me synim ndaljen e permbytjeve te radhes, qe Shkodra dhe gjithe Shqiperia te mos permbyten perseri. Padyshim jemi perdite e me te vendosur qe ta kerkojme largimin e domosdoshem te kesaj qeverie qe po rrenon ekonomine, qe po rrenon demokracine, se drejtesine tashme e ka rrenuar dhe po rrenon perspektiven europiane te ketij vendi dhe te njerezve te zakonshem te tij”, u shpreh Rama.
Permbytjet
Kryesocialisti akuzoi dje maxhorancen edhe per mungesen e vullnetit per te ndryshuar buxhetin e 2011-s, qe do te parandalonte perseritjen e permbytjeve ne Shkoder dhe ne te gjithe vendin. “U refuzua sot po ashtu marrja ne shqyrtim per te futur ne seancen e se enjtes propozimin tone per ndryshimin e buxhetit te vitit 2011, me synim ndaljen e permbytjeve te radhes, qe Shkodra dhe e gjithe Shqiperia te mos permbyten perseri dhe qe rikenetizimi i Shqiperise te ndalet perpara se sa te jete vone”, u shpreh Rama. Sipas kryesocialistit, Shkodra u permbyt per te pesten here brenda nje viti dhe per te pesten here me radhe, Saliu flet per fitore e heroizma te qeverise, duke u perpjekur deshperimisht, por edhe paturpesisht, ta mbuloje deshtimin e madh perballe ketij fenomeni qe nuk eshte veper e natyres, por pasoje e drejtperdrejte e keqqeverisjes, me ngushellimin se nuk pati te vdekur dhe duke akuzuar opoziten si fajtore per çdo gje. “Saliu ka deshtuar dhe pasi ka lene ne balte shkodranet e te gjithe shqiptaret qe jetojne neper tokat e permbytura nga keqqeverisja dhe qe jane te kercenuar te permbyten perseri e perseri per shkak te keqqeverisjes, refuzon te heqe dore nga shiritat elektorale te vitit tjeter per te shpetuar Shkodren e Shqiperine nga permbytjet e ardhshme, duke refuzuar te marre ne konsiderate propozimin tone qe e shpeton jo vetem Shkodren dhe gjithe ultesiren veriperendimore, por te gjithe Shqiperine, nga permbytjet e radhes”, u shpreh Rama.
Berisha: Rama, proteste nje dite para vizave
Kreu i Qeverise, Sali Berisha, akuzoi dje kundershtarin e tij politik, Edi Rama, se ka penguar me çdo kusht heqjen e vizave per Shqiperine. Deklaraten, kreu i maxhorances e beri ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Duke folur dy dite para se te hyje ne fuqi vendimi per heqjen e vizave me Shqiperine, kryeministri tha se opozita beri çdo gje per ta lene vendin jashte ketij vendimi. “Nuk lane gure pa levizur dhe neser protestojne, neser jane ne proteste. Pasneser shqiptaret nisen te lire pa viza ne mbare Europen, ndersa bllokmenet e rinj protestojne, le te protestojne sa te duan, shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Europen dhe kjo eshte vepra e reformave tona te thella dhe te gjithanshme”, tha Berisha. Sipas tij “meriten e tyre, te dashur qytetare shqiptare, Edvin Kristaq Rama nuk futi dot ne kuti vizat tuaja. Beri gjithçka qe t’i pengoje, bllokoje dhe t’ju mashtroje. Mos harroni kurre, se diten e vendimit te pare me te rendesishem per vizat, ai ishte ne ate te quajtur greve urie, pasi nuk ishte greve urie e mirefillte, por me tre vakte ne dite dhe nen kujdesin e kryeministrit, se une nuk do te beja viktima para shtepise sime”. Duke u ndalur ne situaten ne Shkoder, kryeministri vleresoi serish faktin qe deri tani nuk eshte regjistruar asnje jete e humbur. Edhe ne kete rast ai sulmoi Ramen, per menyren sesi po e perdor permbytjen ne veri. “Shkove ne Pogradec, ty atje te çoi mozauleu, te çoi psikologjia e bunkerit, sepse nuk mund te shkoje kurre kur Shkodra permbytej. Dole ne Pogradec dhe thirrje qe te hapeshin kutite, ti per Shkodren mbetesh alien, hyp ne shpinen e Tom Doshit apo te kujt te duash ti. Shkove ne Shkoder per te zgjedhur Ketin ne krye te Partise Socialiste, me grushta, shkelma e karrige ne nje kohe kur udheheqja e vertete e Partise Socialiste ishte ne balle te permbytjeve”, tha me tej Berisha.
Opozita, sot proteste ne Durres
Opozita e Bashkuar rinis sot protestat nga qyteti i Durresit. Ne emer te Opozites se Bashkuar, Spartak Ngjela tha dje per mediat se protestat, qe do te kene stacion te pare Durresin, kane si qellim largimin e qeverise se korruptuar. Sipas Ngjeles, qeveria e korruptuar u be shkak per permbytjet ne vend dhe pavaresisht situates ku ndodhet zona e permbytur, nuk ka leke te menaxhoje ne permiresimin e situates. Ngjela ftoi te gjithe qytetaret e pakenaqur nga qeverisja e keqe qe te marrin pjese ne tubimet e opozites, te cilat nisin neser nga Durresi. Protesta e fundit e opozites u zhvillua ne Pogradec, por per shkak te permbytjeve ne Shkoder, ato u nderprene.
PD nis festimet, sot themelimin, neser vizat
Partia Demokratike rikthen festimet. Megjithese kryeministri Sali Berisha deklaroi nje jave me pare se festimet do te shtyheshin per shkak te permbytjeve ne Shkoder, brenda dy diteve demokratet do te festojne edhe ne Pallatin e Kongreseve, edhe ne Sheshin “Nene Tereza”. Keshtu, sot ne mbremje, ne oren 18:00, Partia Demokratike do te organizoje ne Pallatin e Kongreseve festen e 20 vjetorit te themelimit te saj. Nderkohe, neser do te organizoje nje koncert festiv ne sheshin “Nene Tereza”, ne diten e pare kur qytetaret shqiptare do te udhetojne pa viza ne BE. Burime prane PD-se bene te ditur dje per gazeten “Panorama”, se organizimin e koncertit do ta beje serish Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe ne te do te marrin pjese disa nga kengetaret e njohur, Tuna, Çiljeta, Elvana Gjata, etj. Ne festimet e dites se merkure pritet te marrin pjese deputete te maxhorances, ministra te kabinetit qeveritar dhe kryeministri Berisha, por ende nuk dihet nese ai do te mbaje nje fjalim per kete rast.
Aristir Lumezi