E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Jam ne avantazh duhet te lexohet cdo vote

Selia blu

Partia Demokratike ka pasur nje fryme optimiste ne oret e para te mengjesit te djeshem nisur nga nje diference prej rreth nje mije votash qe kandidati i mazhorances kishte siguruar pergjate nates. Kjo atmosfere vazhdoi por perfaqesuesit kryesore te kesaj partie ne oret e para te paradites ishin shperndare ne te gjitha qendrat ku po numeroheshin votat. Per sa u perket deklaratave e para qe mbajti nje te tille nga selia blu ishte zedhenesja e Partise Demokratike Albana Mustafaraj. Sipas saj Rama po hidhte akuza te pabaza ndaj komisionereve te PD-se sepse ata nuk po bllokonin ne asnje njesi dhe madje sipas Mustafarajit kete gje po e benin vete numeruesit e socialisteve. PD i ben me dije te gjithe opinionit publik dhe vezhguesve nderkombetare qe nuk ka pasur as edhe nje bllokim te procesit nga ana e numeruesve te Partise Demokratike jo vetem ne njesine 5 por edhe ne asnje qender numerimi ne kryeqytet deklaroi Mustafaraj. Ne emer te PD-se Mustafaraj theksoi se garanton qytetaret e Tiranes se cdo vote e tyre do te numerohet dhe lexohet me korrektese dhe se asnje vullnet i mbrapshte nuk mund te devijoje verdiktin e zgjedhesve shqiptare. Pak minuta me vone ishte vete kandidati i mazhorances Lulzim Basha i cili doli dhe theksoi se ai kishte kryesimin e gares por ishte duke pritur numerimin e cdo vote pa vonese dhe ne transparence te plote. Nga ana tjeter kandidati i Aleances per Qytetarin per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha kerkoi nga numeruesit e votave qe te mos ndikohen nga trysnia e gares se ngushte mes tij dhe kandidatit rival por te bejne ne menyre te sakte te ndershme dhe te drejte detyren e tyre. Ne kete kuader ai theksoi se zeri i cdo qytetari duhet te lexohet permes numerimit te votes dhe kjo duhet te ndodhte sa me shpejt. Ne oret e vona te mbremjes se djeshme kur flitej per zvarritje te rezultatit ne njesine bashkiake numer 5 zedhenesja e PD-se Mustafaraj doli dhe shpjegoi se ne kete njesi ishte bere nje numerim i shpejte ndryshe nga sa pretendonte PS. Nga ana tjeter ne oret e pasdites prane selise se PD-se u shtua edhe numri i simpatizanteve te cilet prisnin te festonin dhe fitoren e kandidatit te mazhorances ne gare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›