E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do te mundim papunesine

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vazhden e takimeve me rrjetin e vullnetareve, ka shprehur bindjen nga qyteti i Pukes se me ardhjen ne pushtet do te mundin parazitizmin e detyruar. "Ne do ta mundim parazitizmin e detyruar, duke luftuar kudo e me te gjitha menyrat me papunesine, dhe s'do te lejojme qe te rejat e te rinjte te sorollaten gjithe diten rrugeve e kafeneve, per shkak se s'kane ku shkojne, apo te arratisen maleve per ne Greqi, se s'kane ku punojne", iu drejtua dje qytetareve pukjan, kryesocialisti Rama. Ai shprehu sigurine se arsimimi eshte politika me e mire ekonomike dhe ne 4 vjet do te mund te beje per arsimimin e femijeve e te te rinjve, aq sa politika e vjeter nuk ka bere ne 18 vjet. Ai deklaroi se do t'i hape rruge endrres evropiane, te marre peng nga politika e vjeter e zanatcinjve te urrejtjes e te dasive mes njerezve te thjeshte te ketij vendi. "Prej 18 vjetesh njerezit e thjeshte percahen e sundohen per interesat e nje politike qe s'ka shpirt, s'ka sy, s'ka veshe, po vec nje goje te madhe per te premtuar gjera qe jo vetem pastaj nuk i ben, po as qe ka ndermend t'i beje kur i thote", theksoi gjate fjales se tij lideri i socialisteve. Nderkaq, ne vijim te takimeve me rrjetin e vullnetareve socialist, Rama ka vijuar takimin e tij ne qytetin e Rrogozhines. Duke iu drejtuar qytetareve ai u shpreh se Shqiperia nuk mund te humbase 4 vjet te tjera, duke mbetur ne duar te paafta. Gjate fjales se tij, ai tha se endrra e shqiptareve per nje Shqiperi evropiane nuk eshte realizuar edhe tani, pas 18 vjetesh. "Por kjo enderr eshte nje aspirate e gjithe shoqerise shqiptare, te cilet besojne se kjo enderr mund te behet realitet", theksoi gjate fjales se tij Edi Rama. Sot, sipas tij, jetojme deformimin me kulmor te keqqeverisjes se 18 vjeteve, nen dhunen e interesave te korrupsionit qe rrenjet i kane te gjitha ne oborrin kryeministror dhe qe perdite na ballafaqojne me fakte e shifra tronditese, te degjenerimit te pushtetit ekzekutiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›