E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Diplomacia shqiptare, me probleme

Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, ka kritikuar dje gjendjen ne te cilen ndodhet diplomacia shqiptare, duke e cilesuar me probleme serioze. Sipas saj, i takon kryeministrit te ri qe do te marre mandatin per 4-vjecarin e ardhshem, qe te rikonsideroje keto emerime ne emergjence. "Kerkuam qe te mos zhvillohej seanca degjimore lidhur me emerimin e ambasadoreve, per arsyen e thjeshte, se ka vetem 3 muaj, deri ne momentin qe do te zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme dhe kryeministri aktual nuk mund te emeroje ambasadore te cilet presupozohet se do te perfaqesojne shtetin", shpjegoi Dade kerkesen drejtuar Komisionit te Jashtem. Sipas socialistes, diplomacia shqiptare sot perballet me probleme vertete serioze dhe nuk ka pse te behen arnime, duke sjelle kandidatura ne emergjence per ambasadore ne ato vende, ku ka me se 10 muaj qe kane mbetur te pa mbuluar me ambasador. Komisioni i Jashtem miratoi kandidaturat e Shpetim Caushit, Valter Ibrahimit dhe Edmond Trakos si ambasadore te ardhshem ne Serbi, Gjermani dhe per here te pare ne Portugali. Seanca degjimore per kandidatet, per postet diplomatike ne Komisionin e Jashtem Kuvendor, u bojkotua nga Partia Socialiste.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›