E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fton qytetaret e Klosit te marrin persiper pergjegjesine e votes

Edi Rama ftoi qytetarët e Klosit që më 23 qershor të marrin përsipër përgjegjësinë e votës. Gjatë një këndi fjale që zhvilloi me ta, ai kërkoi që të mos pranojnë më të gënjehen me premtime.

Akuzave të demokratëve për bllokim, Rama iu përgjigj me autoironi.
Mundësinë ia dha një qytetar i Klosit që e pyeti mbi rrugën e Arbrit.

Kryesocialisti ftoi të gjithë shqiptarët që të marrin përsipër përgjegjësinë e votës më 23 qershor.

Në Klos, Rama takoi edhe një ish-demokrat të Rilindur, të cilin e vlerësoi për kthjelltësinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›