Rama: Do të rishohim vendimet e Berishës
24/04/2009 Kryesocialisti fushatë me premtimet e PD-së më 2005-n
Edi Rama deklaron se do të rishohë të gjitha vendimet e marra nga mazhoranca, por të kontestuara nga opozita. Gjatë një konference për shty të zhvilluar dje në ambientet e Bashkisë së Tiranës, Rama është shprehur se “sapo të vijmë në qeveri do të rishohim me vëmendje një sërë vendimesh të kontestuara të kësaj qeverie. E do t’i shikojmë këto vendime me syrin e ekspertit dhe jo me syrin politik, për të dalë më pas në konkluzione". Është thuajse i njëjti premtim që bëri dhe Kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e vitit 2005, ku vendime të marra nga mazhoranca e asaj kohe kundërshtoheshin sistematikisht nga opozita. U premtua rishikimi i TEC-it në Vlorë, u premtua rishikimi i çmimit të “Albtelekomit”, u premtua rishikimi i tokave në Kakome etj. dhe në fund u lanë në fuqi pikërisht kontratat e nënshkruara nga socialistët në atë kohë. I njëjti premtim erdhi dje edhe nga shefi i opozitës sot, që ashtu si opozita e djeshme premtoi rishikimin e vendimeve të kontestuara. Pra, rishikim të vendimeve të kontestuara, atyre vendimeve që lidhen me çështje të tilla, si licenca e operatorit të katërt, apo shitja e ARMO-s etj. Megjithëse ka premtuar një politikë të re, duket se, në premtime të paktën, kreu i opozitës po kopjon në një masë jo të vogël populizmin që shfaqi asokohe kryeministri i sotëm, strategji e cila e solli atë në pushtet pas tetë vjetësh, por gjasat janë të pakta të funksionojë dhe për socialistët.