E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga “Tregtare” arnohet ditën, prishet natën

24/04/2009  U dhanë 74 milionë lekë për rikonstruksion

DURRES- Edhe pas një vit që nga përfundimi i punimeve në rrugën “Tregtare” pllakat nuk kanë zënë vend, kurse disa zëra punimesh as që nuk do të kryhen më. Thuajse çdo muaj rruga bllokohet me vazo një herë në afërsi të portit dhe një herë tek porta e bashkisë për të krijuar lehtësi për firmën në riparimin e pllakave. Bashkia është ankuar tek firma sipërmarrëse se nuk i kanë “mbirë” pllakat për të cilat bashkia ka paguar jo pak, por plot 74 milionë lekë vetëm për 340 metër linear. Shuma e planifikuar të përmbyllte projektin që në mesin e vitit 2008 ende nuk ka mundur të bëjë që pllakat të mos lëvizin. Bashkia thuhet se ka dhënë të tjera para nga arka e saj, por asgjë nuk është zgjidhur. Qytetarët janë shprehur kritik ndaj institucionit të bashkisë, pasi ajo ka të gjitha mundësitë për të penalizuar firmën. Sipas qytetarëve, bashkia nuk do e marrë kurrë hapin për të denoncuar ngase sipërmarrësit i duhet të tregojë se ku ka shkuar një pjesë e fondit. Rruga dhe trotuaret që kanë të njëjtin nivel janë shtruar me pllaka graniti dhe për këtë arsye ato thyhen shumë shpejt nga mjetet që kalojnë në këtë rrugë. Projekti parashikonte edhe vendosjen e stolave në të dy trotuaret si dhe ndërtimin e një rrotonde me shatërvan në mes në hyrjen para portit, por këto as që do të bëhen njëherë. Rruga “Tregtare” arnohet ditën dhe prishet natën, ndërkohë që bashkia nuk ka guxuar të marrë asnjë masë mosrespektim të kontratës. Ndërsa kjo rrugë e saporikonstruktuar prishet herë pas here jo pak të penalizmat janë dhe drejtuesit e automjeteve, të cilët kalojnë me mjaft frikë, për shkak të gropave dhe pllakave të thyera. E riparuar nga punonjësit e bashkisë apo dhe të firmës që ka kryer rikonstruksion rruga “Tregtare” nuk po “gjen paqe”, ndërsa bashkia e Durrësit hesht pa mundur t’u kërkojë llogari sipërmarrësve çdo pasojë e së cilës bie në kurriz të qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›