Rama: Do t'ua kthejmë shqiptarëve sigurinë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi që në 300 ditët e para të qeverisjes, nëse vjen në pushtet, kjo forcë politike do t'i kthejë shqiptarëve sigurinë.
Sipas Ramës, forcave të rendit u kanoset çdo ditë rrezik, ndërsa krimi është një organizatë e suksesshme nga viti në vit.
"Kryeministri i Qeverisë së korruptuar po rrezikon ta tjetërsojë rolin tonë në rajon. Duhet të punojmë së bashku me Qeverinë e Kosovës", tha Rama, duke shtuar se tashmë Kosova duhet ta kishte fituar pavarësinë energjetike nga Serbia, raporton TCH.
Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryetari Rama shprehu bindjen se PS dhe koalicioni opozitar do udhëheqin bindshëm në këto zgjedhje.
"Detyrimi ynë është që ta kthejmë Shqipërinë me sytë nga e ardhmja evropiane", tha Rama./Indeksonline/