E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia: Lamtumire Irak

Shqiperia terheq zyrtarisht trupat Komando nga Iraku. Te shtunen, ne Aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit, pritet te zbarkojne ushtaret shqiptare, se bashku me ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili beri nje vizite ne Mosul te Irakut, qe nuk u be publike per shkaqe sigurie. Lajmin e ka konfirmuar zedhenesja e dikasterit te mbrojtjes, Albana Mustafaraj, kurse mediet boterore i kane kushtuar rendesi ketij fakti. Dy dite me pare, ne ceremonine e zhvilluar ne Mosul, ku jane vendosur 218 trupat shqiptare, ministri Oketa uli flamurin shqiptar, duke deklaruar fundin e misionit paqeruajtes te quajtur "Liria e Irakut". Ne te njejten dite kane ulur flamurin edhe forcat moldave, kurse ato te Bosnje Hercegovines u terhoqen ne fillimjave. Mesohet se pjesa me e madhe e forcave Komando, do te zbresin neser ne Rinas, kurse pjesa e mbetur gjate javes se ardhshme. Fillimisht ushtaret shqiptare sherbyen ne Bagdad dhe me pas ne Mosul. Misionin e forcave shqiptare e ka pershendetur edhe kryeministri iraken, Nouri al-Maliki, qe foli edhe per trupat britanike, te cilat terhiqen me 1 qershor te vitit te ardhshem. Vitin e ardhshem ne Irak, trupat amerikane do te mbeten te vetme. Zedhenesi i ushtrise USA deklaroi dje se, "koalicioni yne kunder terrorizmit ka pasur edhe kontributin e forcave paqeruajtese te vendeve te tjera dhe mund te quhet i suksesshem. Ata sherbyen me nder dhe kane qene partneret tane". Lajmin per largimin e trupave shqiptare nga Iraku e kane transmetuar edhe agjencite prestigjioze "Reuters" "Associated Press", "Daily News" etj. Aktualisht ne Mosul vepronte kontingjenti 11-te Paqeruajtes dhe Shqiperia prej vitit 2003 i eshte bashkangjitur koalicionit. Trupat shqiptare sherbejne edhe ne misionet paqeruajtese ne Afganistan, Cad dhe me pare ne Bosnje. Fillimisht Ministria e Mbrojtjes dergoi nje kontingjent me 71 forca ne kater kontigjentet e pare dhe me pas me 120 ushtare me sistem rotacioni gjashte mujor.

Ne 5 vjet, mbi 1 mije ushtare

Aktualisht ne Irak veprojne SHBA-te me 143 mije trupa, Britania me 4100 trupa, Rumania me 600 trupa, Australia me 300 trupa, El Salvador me 200 trupa, Bullgaria me 155 trupa Danimarka me 55 trupa, Lituania me 53 trupa dhe Estonia me 38 trupa. Me shume se 1 mije ushtare shqiptare kane sherbyer ne Irak per sigurine dhe luften kunder terrorizmit. Nderkohe qe rreth 40 vende kane kontribuar ne koalicionin boteror me forca ushtarake ne Irak qe prej vitit 2002 kur nisi edhe lufta per "Lirine e Irakut".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›