Rrëzohet kërkesa e PS-së, Lulzim Basha kryebashkiak i Tiranës

Me këtë vendim i jepet fund procesit të stërzgjatur për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili për katër vitet e ardhshme do të jetë Lulzim Basha.
Kolegji Zgjedhor la kështu në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili shpall fitues me 93 vota më shumë kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, kundrejt rivalit të tij Edi Rama.
Sapo filloi mbledhja e sotme e Kolegjit Zgjedhor, relatorja Sashenka Jonuzi lexoi shkurtimisht vendimin e trupës gjykuese që hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kishte shkeluar afatet kohore kur kishte dorëzuar kërkesën pranë KQZ-së. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor pritet të zbardhet i plotë brenda tre ditëve.
Kolegji Zgjedhor në orën 13:30 pritet të japë vendimin për kërkesë padinë e Partisë sw Pensionistëve, e cila në thelb edhe ajo ka shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. /Start/
2011-07-08 10:01