Zgjedhjet, prag kompromisi

Ne heshtje dhe pa buje, jo shume e zakonshme kjo per politiken ne vend, per draftin fillimisht po diskutojne ekspertet e dy partive te medha dhe me pas do t’ia pecjellin komisionit ne fillim jave.
E ndersa kane rende dakord per ceshtje si koalicionet e perbera, apo financimin e partive dhe perqindjen e grave ne lista, ekspertet mesohet se jane drejt fundit edhe per nje nga ceshtjet e debatueshme, per formulen e llogaritjes se mandateve brenda koalicionit.
Mesohet se koalicioni i perbere dikton dy formula llogaritjesh, ajo mes listave te koalicioneve dhe ajo mes partive ne koalicion. Nga burime te sigurta specialistesh behet e ditur se formula qe llogarit mandatet mes koalicioneve quhet “deond” dhe favorizon koalicionet e medha.
Percaktimi i formules per ndarjen e mandateve brenda partive te koalicionit pritet te jete nje formule franceze e quajtur “Saint lego”, e cila ndihmon partite e vogla.
Nje ceshtje qe duket se do te shpenzoje debat eshte ajo e administrimit te zgjedhjeve, per te cilen PS ka ngulmuar deri tani qe trupat zgjedhore te administrimit te jene jopolitike.
Ende nuk dihet nese palet kane rene dakord per kete, por ne qendrimet e fundit politike, PS nuk e ka prekur kete ceshtje duke lene te kuptohet se ajo mund te toleroje ne kete pike.