Rama: Duhet ti jepet fund presionit qeveritar mbi mediat
Kreu i PS-së, Edi Rama, ndërsa ka folur në tryezën e organizuar nga kjo parti për median, ka thënë se duhet ti jepet fund presionit qeveritar mbi median. Në fjalën e tij Rama e ka përmbledhur të gjithë platformën dhe programin e tij për mediat shqiptare në një kontekst thyerje tradite, siç u shpreh ai, për të sjellë ndryshime në tre çështje kryesore: krijimi i një Radio Televizioni publik sipas standarteve, kuadër ligjor transparent në lidhje me reklamat dhe akses të plotë të mediave në çdo informacion zyrtar.
Thelbi i programit të PS-së është liria e medias. Dhënia fund e çfarëdo presioni qeveritar nga çdo tribunë, do të jetë guri i themelit të programit tonë në raport me botën e medias shqiptare dhe do të vendoset në themel të punës sonë qysh në ditën e parë të qeverisjes sonë, tha ai.