Shkelma në Kuvend, Gjana sherr me Shalsin

Gjana dhe Shalsi në komisionin parlamentar
Deputetët, Jemin Gjana dhe Eduard Shalsi janë përplasur verbalist gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentare për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Për shuarjen e konfliktit mes tyre është dashur ndërhyrja e kolegëve të tyre.
Debati ka nisur pasi deputeti i opozitës, Shalsi këmbënguli për ta marrë përgjigje në lidhje me pyetjet e bëra javë më parë për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit, Gjana i kërkoi Shalsit të ndërpresë fjalën pasi ishte jashtë teme.
Kjo ishte edhe zanafilla e debatit, ku gjatë replikave me njëri-tjrin, të dy deputetët shkëmbyen fyerje. Pas fjalëve, u kalua edhe në konflikt fizik ku Gjana tentoi ta godiste Shalsin me shkelm, gjë e cila u shmang nga ky i fundit.
Gjana: O koleg, unë të lash të flisje dhe të jap përsëri të drejtën të flasësh, po çke që nervozohesh. Pse nervozohesh me veten tënde? Shalsi: Sepse injoranca më nervozon Gjana (ngrihet): Dëgjo, duhet të matesh mirë kur flet, mos guxo ta bësh më këtë, palaço, i pafytyrë Shalsi: Jo vetëm do ta bëj, por do të them mos e bëj më ti këtë veprim. Kur unë flas, mos më bëj mua ashtu Gjana: Dil përjashta, palaço Shalsi: Mos më thuaj mua ashtu, jo mua ashtu, dëgjove apo jo, unë dal kur të dua unë. Ti dil përjashta, kush je ti që më thua mua dil përjashta. Kush je ti ore?Debati