Venizelos: Nëse dalim nga euro, do bëhemi si Shqipëria. Vendi do shqiptarizohet
Share
Nëse Greqia largohet nga eurozona, ajo do të kthehet në një shtet si Shqipëria. Kështu ka deklaruar kreu i socialistëve grekë, Evangelos Venizelos.
Sipas AFP, Venizelos, kreu i PASOK, ka deklaruar se prishja e një marrëveshje me FMN-në dhe BE-në do e nxirrte Greqinë nga eurozona, duke sjellë shqiptarizimin e vendit.
Deklarata e tij vjen katër ditë përpara zgjedhjeve. Gjatë një konference për shtyp, Venizelos tha se këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e vendit për 20 vjet.
Sondazhet i japin vetëm 19 përqind PASOK, krahasuar me 44 përqind në vitin 2009.