Prokuroria bën publike akuzën për 21 janarin

Protesta e 21 janarit 2011
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë publike akuzën për ngjarjen e 21 janarit. Komandati i Gardës së Republikës, Andrea Prendi akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe plagosjen e disa të tjerëve kurse gardisti, Agim Llupo, akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizajt, si dhe plagosjen e tre shtetasve të tjerë.
Ndërsa, Margati Kume akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës. Kjo akuzë do të rëndojë edhe mbi Armando Kasajn.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
PROKURORIA E RRETHIT GJYQESOR
T I R A N Ë
K E R K E S E
PER GJYKIMIN E PROCEDIMIT PENAL Nr.285/21 – VITI 2011
GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR
PARA
T I R A N Ë
Më datë 21.01.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.285, për veprën penale Vrasja në rrethana të tjera cilësuese,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, gërmat dh e ë dhe 25, të Kodit Penal, veprën penale Shkatërrimi i pronës me zjarr, parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal, veprën penale Shkatërrimi i pronës, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, veprën penale Shpërdorimi i detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, parashikuar nga neni 262/3 i Kodit Penal.
Pas hetimeve te kryera me vendimin e dates 20.04.2012 eshte vendosur pushimi i hetimeve ne ngarkim te personave nen hetim, Dashamir Shehu, Aleksander Deda, Fatos Bushati, Altin Kollcinaku, Agron Malaj, Alfred Ahmetcenaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Cela, Mark Nikolli dhe po ne te njejten date eshte vendosur dhe ndarja e procedimit penal te mesiperm ne dy procedime, ku procedimi penal Nr.285 qe ka te bej me vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e shtetaseve,Artes Dybeli, Ilia Qesku dhe Ilia Papa per shkak te pamjaftushmerise se provave dhe zbehtesise se tyre ne drejtim te individualizimit te autorit, do te vazhdoje te hetohet,ndersa per procedimi penal Nr.285/21 qe lidhet me vrasjen e shtetasve Ziver VEIZI,Hekuran DEDA e Faruk MYRTAJ,hetimet tashme jane perfunduar,eshte vendosur dergimi i ceshtjes ne gjyq dhe sot po ju paraqesim per kompetence gjykimi te pandehurit
NDREA PRENDI, i biri Pjetrit dhe Diles, datl.01.08.1959, lindur në Mirditë, banues në Tiranë, Njësia Bashkiake Nr.5, Rr.Lidhja e Prizrenit, Rr.Adem Jashari, Pall.4, Shk.1, Ap.7, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me mase sigurimiArresti në shtëpi,parashikuar nga neni 237 i K.P.Penale dhe i mbrojtur nga avokat i zgjedhur z.Genci Gjokutaj.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të Vrasjes me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma ë i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë.
2. AGIM LLUPO, i biri i Zarik dhe Liri, i dtl.30.09.1967, lindur në Fier i Ri të Rrethit Lushnjë, banues në Rr.Mihal Grameno, Pall.14, Hyrja Nr.3, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi Arrest në burgparashikuar nga neni 238 I K.P.Penale dhe i , mbrojtur nga Av.Besnik Cerekja.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të Vrasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma dh i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode.
3.MARGARIT KUME, i biri i Janit dhe i Sotirës, i dtl.05.09.1954, lindur dhe banues në Tiranë, rruga Qemal Stafa, Nr.207/1, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i martuar, i padënuar më parë, hetuar me masë sigurimi Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, mbrojtur nga Av.Qazim Gjonaj.
AKUZUAR : Se ka kryer veprën penale të Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar si me poshte vijon:
Në datën 21 Janar 2011, nga ana e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi masiv në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tubim për të cilin ky subjekt ka njoftuar më shkrim edhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë si organ i ngarkuar në bazë të ligjit për miratimin e mbarëvajtjen e tij.
Kjo e fundit pas njohjes me kerkesen, ka lejuar zhvillimin e ketij manifestimi duke kerkuar dhe zbatimin sipas ligjit te detyrimeve te organizatoreve dhe njekohesisht ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe për ruajtjen e godinave me forca policore të rendit dhe atyre speciale
Nisur nga fakti se manifestimi do te zhvillohej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne te cilin ndodhet dhe godina e Kyeministrise ku mendohej se do te kishte grumbullime masive te manifestuesve,grumbullime keto te cilat mund te shoqeroheshin dhe me veprime te dhunshme,nga ana e Komandantit të Gardës së Republikës, të pandehurit Ndrea Prendi me urdhrin Nr.28s/1 date 19.01.2011,jane urdheruar të gjitha njësitë e Gardës së Republikës, që të bënin forcimin e masave të gadishmërisë për sigurinë, ruajtjen dhe mbrojtjen e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve dhe infrastrukturës së Gard