E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për akcizat, si do të regjistrohen kazanët e rakisë

Nga Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend

Emirjon Senja

Parlamenti është duke diskutuar ndryshime të rendësishme në ligjin e akcizave, të cilat fillojnë me kalimin e administrimit tek doganat, ndërkohë që deri më tani mblidheshin nga organet tatimore, e deri tek detyrimi për regjistrimin e të gjithë mjeteve të prodhimit artizanal për përdorim vetiak të rakisë dhe verës. Ligji hyn në fuqi në korrik të këtij viti duke sjellë ndryshime të mëdha në procedurat e mbledhjes së akcizës.

Propozimet shkaktuan debate të forta në Komisionin e Ekonomisë, ku të majtët hodhen dyshimet e tyre për aftësinë e autoriteteve doganore për të marrë përsipër mbledhjen e një detyrimi të tillë në një kohë që prej dy dekadash e bëjnë tatimet, por edhe për shkaktimin e kostove shtesë ndaj biznesit.

Vera dhe rakia

Por një ndër ndryshimet thelbësore që pritet të prekin një masë të gjerë të popullsisë janë ato që kanë të bëjën me regjistrimin e mjeteve të priodhimit të rakisë apo verës në kushtet e shtëpisë, pra të kazanëve në rastet kur prodhimi është i destinuar për shitje. Regjistrimi, bëhet pranë doganave të rretheve përkatëse.

Për çdo litër të prodhura mbi limitin e lejuar, prodhuesi është i detyruar që ta deklarojë atë pranë autoriteteve doganore në rethin ku ai banon për tiu nënshkruar akcizës. Aktualisht, akciza për një litër raki është 100 lekë, kurse për verën varion nga 20 deri në 35 lekë/litri në varësi të kapacitetit prodhues të fabrikës.

Ligji nuk përcakton se si do të bëhet ndarja e tyre pasi kapaciteti prodhues i një kazani rakie përshembull nuk varet nga madhësia por nga sasia e lendës së parë, pasi prodhuesi mund të vazhdojë me zierjen për muaj të tërë pavarësisht faktit se kazani është i vogël. E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin e verës. Detyrimi për regjistrimin e kazanëve nis nga data 1 korrik e këtij viti.

Por çfarë ndodh nëse nuk regjistrohen kazanët? Si fillim, ligji parashikon një gjobë prej 200 mijë lekësh, e cila shoqërohet edhe me konfiskim të kazanëve në rastin kur bëhet fjalë për prodhim rakie apo të mjeteve të tjera kur bëhet fjalë për prodhim vere. Madje poseduesi gjobitet edhe në rastet kur gjenden në një ambient të caktuar pjesë të këtyre materialeve të padeklaruara.

Detyrimi për të deklaruar kazanët e rakisë me qëllim vjeljen e akcizës për prodhimet në sasi të madhe është një risi e ligjit për akcizat, pasi deri më tani detyrimi është vjelur për produktet që prodhohen nga fabrika të licencuiara apo për mallin që hyn nga importi. Një pjesë e mirë e familjeve e prodhojnë rakinë në kushte artizanale. Madje, pjesa më e madhe e rakisë së konsumuar prodhohet në këtë formë. Janë të panumërta lokalet, të cilat përdorin këtë raki dhe ajo atë të fabrikave për tia shërbyer klientëve të tyre. Një gjë e tillë e bën të detyrueshëm deklarimin e kazanëve nga shumica e atyre që prodhojnë raki në kushte shtëpie.

Gjatë viteve të fundit janë ngritur punishte kryesisht të vogla, të cilët mbledhin lendën e parë, zakonisht rrush, nga zona përreth duke e lehtësuar edhe më tepër prodhimin e rakisë. Nëse arrin të verë në kontroll këtë treg, qeveria do të siguronte të ardhura të kenaqshme për buxhetin e shtetit. Megjithatë, edhe pse i përcaktuar në ligj, një detyrim i tillë, për regjistrimin e kazanëve të rakisë ka pak gjasa që të zbatohet gjerësisht nisur edhe nga shembujt e mëparshëm të zbatimit të ligjeve të ngjashme në vend.

Çdo familje, 200 lt verë dhe 100 lt raki pa taksa në vit

Ligji i propozuara nga qeveria ka përcaktuar edhe një serë detyrimesh dhe kufizimesh për prodhuesit e rakisë apo verës në kushte shtëpie. Pavarësisht sasisë së lendës së parë, e cila zakonisht është rrush, një qytetar mund të prodhojë vetëm 100 litra raki dhe 200 litra verë për përdorim vetiak në një vit. E gjithë sasia tjetër e prodhuar mbi këtë limit duhet deklaruar pranë autoriteteve doganore për tiu nënshtruar akcizës.

Referuar shifrave të mësipërme, është përllogaritur që një familje të konsumojë 270 ml raki në ditë apo 540 ml verë në ditë. Sipas të dhënave të censusit të fundit, një familje shqiptare përbëhet nga mesatarisht 3.8 persona. Secilit prej tyre, ligji i lejon të konsumojnë pa taksa 70 ml raki dhe 142 ml verë në ditë.

 

 

Doganat mbledhin akcizën, opozita kundër

Propozimet e qeverisë për ndryshime në procedurat e administrimit të akcizës shkaktuan jo pak debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e majtë vunë në pikëpyetje aftësinë dhe kapacitetet e doganave për të realizuar mbledhjen e saj nisur edhe nga fakti se nuk kanë një rrjet të shtrirë në të gjithë vendin. Sipas të majtëve, nuk ka se si të bëjë mbledhjen e akcizës administrata doganore në një kohë kur nuk kanë eksperiencë në këtë drejtim, nisur edhe nga fakti që deri më tani mbledhja është realizuar nga organet tatimore. Lidhur me këtë, zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj deklaroi se forma e propozuara lehtëson procedurat për biznesin por mbi të gjitha nuk sjell kosto shtesë. Deputeti i PS-së, Ervin Koçi kundërshtoi duke theksuar se ligji parashikon futjen e aparaturave matëse nga ana e bizneseve dhe kjo sigurisht që ka kosto për këta të fundit. Ju parashikoni që me shpenzimet e tatimpaguesit, subjekt akcize, mund të kryhen punime dhe marrje e masave të nevojshme për mbrojtjen e interesave fiskale, përfshirë këtu dhe instalimin e instrumenteve matës. Në rast se nuk e vendosin, i gjobisni 1 000 000 lekë të reja dhe me bllokim aktiviteti, – tha Koçi.

Ligji, ndryshon akciza për cigaret dhe alkoolin

Akciza mbi cigaret, alkoolin, kafenë dhe karburantet pritet të aplikohet në një formë të ndryshme duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti. Ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria parashikojnë vjeljen e akcizës për mallrat e listës duke u bazuar mbi përbërjen neto të produktit. Nga ndryshimet e propozuara pritet të preket vetëm birra me përqindje të lartë alkooli. Drafti parashikon rritjen me 20 për qind të akcizës për birrën me alkool më të lartë se 6 për qind të masës. Zakonisht, birra përmban mesatarisht 4 deri 4.5 për qind alkool. Kjo kategori pritet të paguajë të njëjtën akcizë si edhe deri më tani.

Përveç birrës me përqindje të lartë alkooli, akciza për mallrat e tjerë pritet të jetë e njëjtë me nivelin aktual. Kështu përshembull, shteti i vjel 37 lekë nga çdo litër naftë apo benzinë që hyn në vend, akciza për cigaret është 70 lekë për paketë, kurse për verën varion nga 20 deri në 35 lekë për litër në varësi të sasisë së prodhimi. Për sa i përket birrës, ajo është ndarë në katër shkallë për të favorizuar prodhuesit vendas. Minimumi i akcizës për birrën është 10 lekë për litër për ata që prodhojnë pak dhe 30 lekë për litër për ata që prodhojnë më shumë.

Mallra të akcizës, të cilat sjellin të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, pas Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, janë cigaret, karburantet dhe pijet alkoolike. Këto janë mallra tradicionalë, ndërkohë, qeveria futi në listë gomat, ambalazhet plastike dhe ato të qelqit.

Por si do të operohet mbi cigaret? Akciza e cigareve do të mblidhet jo më sipas paketës por mbi 1 000 cigare. Për çdo 1 000 cigare, shteti do të vjelë 3 500 lekë akcizë. Edhe në rastin e cigareve nuk kemi të bëjmë me rritje të akcizës pasi 3 500 lekë do të mblidheshin edhe nëse 1 000 cigaret do të ndaheshin në 50 paketa me nga 20 cigare. Ndryshimi bëhet me qëllim shmangien e devijimeve nga detyrimi apo taksimin pa të drejtë i duhanpi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›