Rama: Era per Evropen e te nesermes, po fryn majtas Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne cilesine e Zevendespresidentit te Internacionales Socialiste, ka marre pjese dje ne konferencen “Rilindje per Evropen: Paqe, prosperitet dhe progres”, te zhvilluar ne Torino te Italise. Ne nje prononcim dhene per median shqiptare, Rama eshte shprehur se era politike per Evropen, po fryn majtas. Ai i eshte referuar zhvillimeve politike ne vendet e BE-se, por edhe ne rajon. “Keto momente te rendesishme per te majten evropiane, jane edhe momente shume te rendesishme per te nesermen pas 23 qershorit. Ne po vendosim urat e bashkepunimit qysh sot me qeveri dhe me kryeministra, qe jane perfaqesues te nje gjenerate te re politike dhe qe me patjeter duan nje Evrope te re, ku ata qe jane me mbrapa dhe Shqiperia eshte me mbrapa, te mos ndjehen as te braktisur dhe as te vetem ne nje udhetim te perbashket drejt shteteve te bashkuara te Evropes”, - u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti, gjate fjales se tij eshte ndalur dhe ne bashkepunimin e PS me partneret evropiane, jo vetem per zgjedhjet e 23 qershorit, por edhe me tej. Ne fjalen e tij, Rama ka akuzuar dhe mazhorancen per marrje te ideve te programit te Partise Socialiste, duke bere nje analogji dhe zhvillimet politike ne Itali. “Pjesa e fjalimit te Pierluigi Bersanit, qe lidhej me programin, me te nesermen dhe me kundershtarin e sotem, fare mire mund te fotokopjohej per realitetin shqiptar, ku nje personazh i cili prej vitesh ka qene ne pushtet, ben sikur s’ka qene aty dhe madje tashti se fundmi, kopjon programin tone te Rilindjes Shqiptare ne menyre te paskrupullt dhe kthen ne propozime te vetat, ato qe jane shkruar ne ate program te miratuar qysh ne 5 nentorin e vitit 2011”, tha kreu i PS-se. Rama ka shtuar se marrja e programit te PS-se nga mazhoranca, nuk eshte problem per opoziten, pasi ata qe fitojne jane qytetaret shqiptare. “Per ne nuk ka asnje problem, rendesi ka qe te perfitojne shqiptaret. Nderkohe qe padyshim shqiptaret do te perfitojne nga Rilindja Shqiptare, permes votes per Partine Socialiste dhe permes nje rotacioni politik, i cili do te sjelle transformimin e qeverisjes dhe te raporteve mes qeverise dhe qytetareve”, eshte shprehur kreu i Partise Socialiste”, u shpreh kreu i Partise Socialiste, Edi Rama. Takimi i zhvilluar dje ne Torino, eshte bere ne kuader te takimit te partive te majta evropiane. Ne konferencen e zhvilluar ne mbeshtetje te kandidatit te majte per kryeminister, Pierluigi Bersani. Ne kete takim ishin te pranishem, drejtues dhe personaliteteve te se majtes evropiane si Piero Fassino, kryebashkiak i Torinos; Martin Schultz, President i Parlamentit Evropian, Gerhard Schroeder, ish kryeministri gjerman, Victor Ponda, kryeministri rumun, Zoran Milanovic, kryeministri kroat, Elio di Rupo, kryeministri belg, Sergei Stanishev, President i PES dhe Hannes Swoboda, Kryetar i grupit socialist dhe demokrat ne Parlamentin Evropian.