E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Eralda ani keshilltarja per te drejten publike e Kryeministrit

Eralda Çani do të jetë këshilltarja për të drejtën publike e Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka quajtur mbresëlënëse eksperiencën e saj akademike brenda dhe jashtë vendit. Ai shprehu bindjen e se kontributi i Çanit do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes socialiste. Rama shpjegoi gjithashtu se kabineti i Kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Sipas tij, numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjegjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›