E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Fitorja ne Tirane e sigurt

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se e majta shqiptare ka marrë besimin dhe votën e qytetarëve anembanë Shqipërisë, me një rezultat pozitiv edhe në zonat që janë mbajtur si zona të së djathtës.

Duke prezantuar në selinë e PS fituesen e bashkisë së Patosit, që është një zonjë, Rama u shpreh se gjerdani i fitores po zgjatet ende më shumë në bashkinë e Fierit, Beratit, Lushnjës, si dhe në komuna të tjera në këto qarqe.

"Ritheksoj për të gjithë qytetarët e Tiranës, të mbarë të Shqipërisë, por edhe nga emigracioni që na ndjekin për rezultatet, se fitoren tonë në Tiranë nuk e luan topi", tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›