Rama: Gati lista e re e grevistëve
18/05/2010 Socialistët bëjnë thirrje për nisjen e bisedimeve me mazhorancën për krizën
“Plotë të tjerë të gatshëm, madje me padurimin, presin të bëhen pjesë e çadrës.”
“Greva jo vetëm nuk do të ndalet me shterimin e fuqive fizike të atyre që e kanë nisur, por do të intensifikohet dhe do të vazhdojë, sepse plotë e plotë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë e tyre dhe madje padurimin për t’u bërë pjesë e asaj çadre.” Me një qëndrim të tillë u rishfaq sërish dje kreu i Partisë Socialiste Edi Rama lidhur me ecurinë e zhvillimeve politike në këtë kamp. Por në të njëjtën kohë përmes një mesazhi të tillë kreu i socialistëve iu kundërpërgjigj deklaratave të ardhura nga kampi kundërshtar. Ndërkohë, edhe pse i prerë në qëndrimin e tij, Rama nuk heq dorë nga apeli për mazhorancën qeverisëse për të gjetur zgjidhjen politike. “Ajo që unë dua të përsërisë është apeli për ta zgjidhur me forcën e arsyes këtë krizë dhe për të bërë transparencë. Apeli për ta zgjidhur në interes të të gjithëve këtë krizë dhe jo për t’u barrikaduar në pozicionin kokëfortë të pushtetit. Sepse është një pozicion dritëshkurtër, është një pozicion që nuk i shërben vendit, është një pozicion që nuk u shërben njerëzve”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij pas vizitës që zhvilloi te grevistët e transportuar gjatë ditës së djeshme në spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme, pas komplikacioneve që patën në shëndetin e tyre në ditën e 17-të të grevës së urisë. Njëkohësisht në gjykimin e kryetarit socialist tashmë kjo zgjidhje duhet të vijë nga klasa politike, por ajo duhet të ketë në thelbin e vet pikërisht forcën e arsyes. “Zgjidhja është forca e arsyes dhe jo arsyeja e forcës. Të bëjmë transparencë dhe t’i hapim rrugë çlirimit të zgjedhjeve, t’i hapim rrugë normalitetit demokratik. T’i hapim rrugë një perspektive të re për Shqipërinë dhe shqiptarët pa humbur kohë të çmuar”, - vuri në dukje Rama lidhur me një çështje të tillë. Gjithashtu negocimi mes palëve, sipas tij, duhet të jetë i shpejtë, kjo për shkak të gjendjes së rënduar të deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët kanë ndërmarrë një grevë urie, e cila hyn sot në ditën e saj të 18-të. “T’i hapim rrugë një perspektive të re pa krijuar plagë të reja të panevojshme, pa u vendosur kokëfortësish në një pozicion ku nuk ka asnjë arsye, po ku ka vetëm një kokëfortësi që nuk dëshmon në asnjë mënyrë interesat e njerëzve, por dëshmon interesa që nuk kanë të bëjnë me njerëzit”, - nënvizoi Rama. Nga ana tjetër, referuar sakrificës sublime, Rama bëri me dije se “plagët e qëndresës sonë shtohen përditë, por bashkë me plagët shtohet vendosmëria, shtohet solidariteti, shtohet fuqia për të rezistuar”.
Protesta
Protestuesit socialistë u bashkuan sërish dje në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë për të mbështetur grevistët, të cilët vijojnë të qëndrojnë të palëkundur në nismën e tyre. Manifestuesit, që kësaj radhe kishin ardhur nga qyteti i Elbasanit, bënë sërish thirrje dje për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Greva
Grevistët që qëndrojnë në çadrat e ngritura në bulevard, vendbanimi i ri ky që nga 30 prilli, kohë pas kohe detyrohen t’i lënë këto ambiente për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ndërkohë ende mbetet i paqartë numri i saktë i grevistëve që vijojnë të qëndrojnë në këto çadra, veç numrit të atyre të dërguar në spital.
Pritshmëritë
Partia Socialiste është në pritje të një zgjidhje për ngërçin në të cilin është përfshirë prej kaq kohësh klasa politike. Pavarësisht apelit të kampit rozë për të negociuar për një gjë të tillë, madje dhe me një ofertë konkrete, sërish nuk shihet asnjë sinjal pozitiv nga ana e mazhorancës. Ndërkohë grupi parlamentar vendos sot për futjen e grevistëve të rinj.