Katina Ivanova: Pse Graciela prishi dasmën ditën e martesës
18/05/2010 Vjen në teatrin e Korçës monodrama “Dasma e argjendtë” nga vepra e Markesit
KORÇE- Monodrama e aktores së Teatrit të Bitolas, por dhe njëherazi edhe e Teatrit të Shkupit, Katina Ivanovës kishte filluar të pritej me mjaft interes. Ndoshta nga që teksti i monodramës së saj, “Dasma e argjendtë” ishte marrë nga vepra e autorit të madh Gabriel Garcia Marquez: “Dashuria që debaton përballë një njeriu të ulur”, ndoshta nga që vetë aktorja Ivanova kishte 35 vjet që vazhdonte të qëndronte denjësisht në skenën e teatrit, së bashku me miken e saj, regjisoren Zvezdana Angelovska, ndoshta nga që në karrierën e saj artistike numëronte pothuajse 100 role në teatër dhe mbi 20 role në filma. Por nuk ishin vetëm këto arsyet. Katina Ivanova vinte për herë të parë në Korçë, madje, sapo kishte zbritur në këtë qytet, ishte shprehur: “Kam pasur shumë dëshirë që të vija në Korçë, jemi kaq afër dhe nuk na ndan asgjë, tashmë ndihem mirë”. Prezantimi i saj i parë kishte lënë mjaft mbresa jo vetëm te rrethet artistike, por edhe te ata që kishin mundur ta njihnin nga afër. Thuhej se ajo ishte një grua mjaft e qetë në dukje dhe tepër ekspresive në skenë. Megjithatë, diçka tjetër e bënte spektatorin korçar që të priste me interes ngjitjen e Ivanovës në skenë. Ajo kishte për të treguar një histori njerëzore: pse Graciela, një vajzë e re, e bukur, mjaft e zonja dhe e mençur vendosi të prishte dasmën ditën e martesës, përse vendosi pikërisht atë ditë që të mos martohej. Cilat ishin arsyet që e çuan këtë vajzë t’i thoshte lamtumirë lidhjes së saj, çfarë kërkonte ajo nga vetvetja, nga bashkëshorti, nga jeta, nga… Pikëpyetjeve mund t’u jepte zgjidhje vetëm Graciela që do të interpretohej nga aktorja Katina Ivanova, e cila kishte punuar me kaq përkushtim së bashku me regjisoren Zvesdana Angelovska. Thuhej se çdo njeri mund ta gjente veten në atë monodramë, pavarësisht nga mosha. Vetëm në momentin që kjo aktore do të ngjitej në skenë gjithçka do të bëhej e kuptueshme e qartë, dhe pas kësaj gjithkush mund të rrinte një çast i menduar ose jo. Megjithatë, gjithkush priste shfaqjen e Katina Ivanovës.
Dasma e Gracielës
Kur aktorja Katina Ivanova po bëhej gati të ngjitej në skenë, në çastin që po vishte kostumin e “Gracielës”, të përgatitur nga kostumierja Jovana Filipovik, nuk kishte ndenjur dot pa thënë: “Ndjej shumë përgjegjësi përballë spektatorit. Më duket sikur të gjithë janë miqtë e mi. Këtu në Korçë njerëzit të duken sikur i ke njohur prej vitesh…”. Të gjitha këto, Ivanova do të na i tregonte edhe pas shfaqjes. Ata që kishin mbushur sallën prisnin me të njëjtin kërshëri daljen e saj. Gjithë monodrama i ngjante një dialogu me spektatorin. Vetëm aty pyetjet merrnin përgjigje. Ishte dita e dasmës së saj, një ditë që njerëzve u duket sikur e kanë pritur gjithë jetën dhe vetëm në atë moment do të ndjejnë dridhjen e përjetshme të shpirtit, të ëndërruar aq shumë dhe aq dëlirësish deri në detaje. Por në të vërtetë a ndodh kështu vallë? Ishte pikërisht ky çast që ajo do të vendoste nëse do të martohej atë ditë ose jo. Por, përpara se të merrte këtë vendim i duhej një dialog me bashkëshortin e vet, një dialog ndoshta i vështirë, por në fund të fundit i sinqertë dhe i pashmangshëm. Gjithë pyetjet rrihnin te një pikë: Çfarë është vallë dashuria, jeta që vjen vetëm një herë dhe ikën sikur të mos ketë qenë kurrë? Për çfarë vallë ka nevojë njeriu në këtë botë? A ekziston dashuria e vërtetë? Graciela pyet dhe jep përgjigje, tregon jetën e saj, rrëfen ëndrrat e veta, shpjegon çfarë kërkon nga jeta, cilat janë dilemat e saj që e mbajnë mbërthyer, a mund të gjejë atë që dëshiron te bashkëshorti i saj i ardhshëm etj, etj.
Spektatori
Spektatori që kishte pritur për të parë shfaqen e Katina Ivanovës dukej i shtangur. Ndoshta gjithkush ia kishte bërë vetes një pyetje të tillë. A ekziston vallë dashuria e vërtetë? Çdo të bënte Graciela me bashkëshortin, po me dasmën dhe jetën e saj? A nuk ndodh kështu në çdo vend të planetit që mund të shkosh. A nuk ngjasojnë dashuritë me njëra –tjetrën? Dikë e rrëmben pasioni për të mbërritur në rrethet e larta të shoqërisë, një tjetër që të bëhet i pasur, një i tretë që të jetë i famshëm, tregtar, i dëgjuar apo filozof. A nuk ndodh kjo si te femrat dhe te meshkujt? Asnjëri prej pasioneve nuk ka asgjë të keqe, por a mundet vallë njeriu që të shikojë të bukurën, të magjishmen, atë që të jep jetë e shpirt njëkohësisht. A mundet të jetë gjithnjë i dashuruar? Njeriu, çfarë harron më parë nga të gjitha këto? Çdo minutë që kalonte bëhej edhe më e ankthshme. Pritej se çarë do të thoshte Graciela. Ndoshta këtë pyetje gjithkush ia adresonte vetes.
Prishja e dasmës
Aktorja maqedonase, Katina Ivanova, përmes personazhit të saj, Gracielës, kishte shpjeguar gjithçka. Tashmë kishte ardhur momenti i marrjes së vendimit nga ana e saj. Dhe ajo i tha, jo, martesës. Në fund të dialogut Graciela tha: Jo nuk martohem me ju. Unë do të dëshiroja një prekje dore që të rrëqeth njëlloj si në çastin e parë të njohjes e deri në fund të jetës, një drithërimë të trupit që flet aq shumë dhe që nuk mund ta shpjegojë dot askush: as një njeriu i famshëm, as i pasuri, as ai që ka mbërritur në sferat e larta të shoqërisë, as… Jo, unë kërkoj ngrohtësinë e shpirtit tënd, aromën e trupit tënd, atë ngrohtësi dhe dashuri që të bën të jetosh. Ndoshta nuk ishin këto thëniet e saj, fjalë për fjalë, por çdonjëri prej të pranishmëve i përcillte ato sipas mënyrës së vet, madje pati edhe nga ata që thanë: “Ishte një monodramë që të bën të mendohesh, aktorja Katina Ivanova diti të hyjë në shpirtrat tanë”. Shpjegimi i Gracielës nuk përfundonte këtu, ajo tregonte dhe rrëfente se rreth njeriut gjithçka është e bukur dhe e mrekullueshme, por çuditërisht ato harrohen prej njerëzve. Së fundi, Graciela e sjellë në skenë përmes aktores Katina Ivanova do të thoshte: “Unë po iki, do të vihem gjithë jetën në kërkim të dashurisë së vërtetë edhe sikur të mos e gjej dot asnjëherë….”. Pas kësaj gjithçka kishte përfunduar… një çast heshtjeje… pastaj duartrokitje… nderim për aktoren. Kur kishte zbritur në qytetin e Korçës, Katina Ivanova kishte thënë: “Më pëlqen mirësia e këtyre njerëzve”, tashmë ajo e kishte fituar atë…