Grisen librat e Ramiz Alise ne Kosove
Ne Panairin e Librit "Prishtina 2010", ndodhi grisja masive e librit "Jeta ime " e Ramiz Alise, nga qytetaret e Prishtines. Ky gjest, reflektoi pakenaqesine ndaj deklaratave te Ramiz Alise per masakren e Tivarit, ku me 1945 ishin vrare 5 mije rekrute shqiptare nga Kosova dhe trojet shqiptare. Dy dite me pare, qytetaret e Prishtines qe merrnin pjese ne Panairin e Librit "Prishtina 2010" qe po mbahet ne Pallatin e Rinise ne kryeqytetin e Kosoves, kane grisur librin "Jeta ime" te Ramiz Alise, ish lider i fundit komunist ne Shqiperi. E tera kjo ka ndodhur pas deklaratave te Ramiz Alise qe i beri koheve te fundit, duke injoruar totalisht masakren e Tivarit, ku me 1945 disa udheheqes te forcave komuniste te Shqiperise, kishin tradhtuar me se 5 mije rekrute te Kosoves dhe trojeve shqiptare dhe i kishin derguar ne kasaphane te shkaktuar nga forcat serbo-malazeze ne Tivar te Malit te Zi. Nga ky gjenocid kishin shpetuar disa rekrute shqiptar. Njeri prej tyre qe eshte ende gjalle eshte plaku Azem Hajdini XANI -(85 vjec) nga Prishtina. I cili koheve te fundit ka folur per mediat, lidhur me ngjarjen e rende te Tivarit dhe akuzuar drejtperdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha, jane pergjegjesit e kesaj masakre. Deshmitari Azem Hajdini XANI ka thene se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesen e tij te pergjegjesise ne kete masaker. "Ka qene nje tradhti kombetare. Ramiz Alia duhet te tregoje per kete masaker", ka thene Azem Hajdini. Azem Hajdini XANI ka shkruar disa libra per ngjarjen e 1945-se. U eshte drejtuar disa institucioneve per te kerkuar ndricimin e saj, por nuk ka marre pergjigje. Rikujtimi i kesaj ngjarjeje ka sjelle nje debat te forte brenda politikes shqiptare, kiu te gjithe jane vene perballe ish-presidentit te fundit komunist, Ramis Alize, duke e cilesuar ate si shkaktarin kryesor te kesaj ngjarjeje makabre dhe qe perben ne vetvete nje gjenocid. Madje eshte kerkuar dhe komision hetimi ne Shqiperi, duke kerkuar shtrirje dhe ne Kosoves. Nderkohe qe reagimi ndaj kesaj ngjarjeje dhe sidomos ndaj deklaratave te Alise se nuk ka asnje lidhje me kete ceshtje dhe kjo kishte te bente me Kosoven, ka sjelle nje reagim te forte nga ana e qytetareve te Kosoves, e shprehur kjo me grisjen e librit te Ramiz Alise.
G. T
"Masakra e Tivarit, hetim parlamentar Ramiz Alise"
Komision Hetimor Parlamentar per te zbardhur gjenocidin e Tivarit. Kryeministri Sali Berisha, tha dje se Parlamenti duhet te filloje me vendosmeri Komisionin Hetimor parlamentar dhe te vendose bashkepunimin me te gjitha parlamentet e vendeve perreth, per te mbledhur cdo dokument, fakt, deshmi, prova. "Ka ende deshmi dhe prova per te marre vesh se ku shkoi lulja e rinise shqiptare, se cfare roli luajti klika barbare e Enver Hoxhes dhe bashkepunetoreve te tij, te cilen e keni konstatuar tani se po perpiqen ta rikthejne, me ardhjen e bllokmeneve ne krye te Partise Socialiste", reagoi dje ashper kreu i qeverise ne mbledhjen e grupit te tij parlamentar. Ai shprehu bindjen se ky gjenocid u ndihmua, u bashkeorganizua, nga klika barbare e Tiranes. "Mos harrojme se ekzistojne te gjitha dokumentet, se ata kaluan kufirin ne Morine dhe pershkuan territorin e ketij vendi ne kembe gjer tek Hani i Hotit. Dhe keta kriminele shqiptare, qe moren pjese ne kete masaker duhet te marrin ndeshkimin e tyre ekzemplar, si nje kusht i domosdoshem qe shpirtrat e tyre te prehen te qete", beri apel kryeministri duke hedhur poshte deklaratat e bera nga Ramiz Alia dite me pare, se duhet t'i gjejne kosovaret kush i beri. Sipas tij, ekzistojne te gjitha dokumentet. Tani si pa gje te keqe na boton dhe librin, se cilat ishin te mirat e komunizmit, nje vrases ordiner, nje frikacake, se trimeri nuk ka pasur kurre ky. Na tregon tani te mirat e nje regjimi, ne vend qe te shpreh pendese cdo dite, bashke me ate te shoqen e diktatorit, qe kur vdiq ai vazhdonte kjo terrorin. Po, po vazhdonte terrorin kjo ne menyren me te fuqishme", akuzoi Berisha, Ramiz Aline, duke e cilesuar si diktatorin e fundit te Shqiperise. Ai i kerkoi kreut te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, qe te kerkoje menjehere zbardhjen e masakres se Tivarit nepermjet komisionit hetimor parlamentar, duke garantuar se ai do te veje ne dispozicion te gjitha mjetet e nevojshme. "Masakra e Tivarit, gjenocidi i Tivarit, do t'i behet e qarte shqiptareve, natyrisht do te filloje me komision hetimor parlamentar, me vone do te perfshihen dhe organe te tjera, duke krijuar te gjithe dosjen dhe dokumentacionin e duhur", siguroi Berisha.