E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njofton hyrjen ne zgjedhje, arrestohet Kurti

Polica e Kosoves ka arrestuar dje liderin e levizjes "Vetevendosje", Albin Kurti, disa caste pasi ai ka mbajtur nje konference per shtyp, ku ka njoftuar se organizata e tij do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Forcat policore kane hedhur edhe gaz lotsjelles, per te arritur qellimin e tyre. Sipas "Vetevendosjes", ne aksionin per arrestimin e Kurtit kane marre pjese rreth 40 pjesetare te njesise speciale. "Policia ka perdorur force brutale, cnjerezore. Gjate hyrjes ne seline e vetevendosje jane thyer rrethojat e oborrit, kurse aktivisteve qe po benin rezistence, jane goditur me mjete te forta. Eshte perdorur edhe gaz lotsjelles", u shpreh pas ngjarjes, Glauk Konjufca, njeri nga drejtuesit e "Vetevendosjes". Sipas tij, disa aktiviste te "Vetevendosjes" kane pesuar lendime gjate perballjes me policet. Arrestimin e Kurtit e ka konfirmuar edhe zedhenesi i Policise se Kosoves, Baki Kelani. "Ne oret e pasdites, Policia e Kosoves ka zbatuar urdher-arrestin e leshuar me heret nga Prokuroria Speciale e Kosoves, per te sjelle liderin e Levizjes "Vetevendosje", ashtu sic eshte kerkuar ne urdher-arrest", tha zedhenesi Kelani. Policia thote se gjate ketij aksioni, ka hasur ne rezistence te aktivisteve. Me kete rast, thuhet se disa police pjesemarres ne kete aksion kane pesuar lendime trupore dhe se po ashtu jane demtuar edhe disa vetura te policise. Perpos Kurtit, ne arrest jane derguar edhe pese aktiviste te tjere: Sali Zyba, Frashe Krasniqi, Vlorian Mulliqaj, Faton Zeka dhe Nderim Matoshi. Reportere te mediave
Por nga ana tjeter, aktivisti i "Vetevendosjes", Xhelal Svecla, tha se qindra police, ne perpjekje per te arrestuar zotin Kurti ne seline e "Vetevendosjes", kane perdorur force te tepruar mbi pjesetaret e levizjes. "Perkunder bllokades pasive te aktivisteve, ata arrestuan liderin Albin Kurti dhe se paku 5 aktiviste te tjere. Kane perdorur gaz lotsjelles, eshte perdorur sprait djeges, jane perdorur shkopinjte e gomes, edhe shqelmat, edhe grushtet, eshte perdorur cdo mjet rrethanor i tyre per t'i goditur aktivistet e Levizjes Vetevendosje, edhe pasi qe lideri Albin Kurti eshte arrestuar", tha Svecla. Kurti akuzohet "per pjesemarrje ne nje turme qe ka kryer vepra penale dhe per pjesemarrje ne nje grup, qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e puneve zyrtare". Akuzat kane te bejne me shkurtin e 2007-es kur u vrane dy protestues. Nje numer seancash gjyqesore ndaj Kurtit jane shtyre ne muajt e kaluar, per shkak se ai nuk ka qene i pranishem ne sallen e gjykates. Para arrestimit, Kurti tha se "Vetevendosje" do te marre pjese ne zgjedhje, por nuk do te shnderrohet ne parti politike, por do te garoje si levizje politike qytetare. Sidoqofte, ndryshimi i strategjise se deritashme, sipas tij, vjen si nevoje qe kjo levizje te perfaqesohet ne institucione.

TE ARRESTUAR
Albin Kurti
Sali Zyba
Frashe Krasniqi
Vlorian Mulliqaj
Faton Zeka
Nderim Matoshi.

NDERHYRJA
"Policia ka perdorur force brutale, cnjerezore, gjate hyrjes ne seline e "Vetevendosjes" jane thyer rrethojat e oborrit, kurse aktivisteve qe po benin rezistence jane goditur me mjete te forta. Eshte perdorur edhe gaz lotsjelles", tha Glauk Konjufca, drejtues i "Vetevendosjes".

URDHERARRESTI
"Ne oret e pasdites, Policia e Kosoves ka zbatuar urdherarrestin e leshuar nga Prokuroria Speciale e Kosoves, per te sjelle liderin e Levizjes "Vetevendosje", ashtu sic eshte kerkuar ne urdherarrest", tha zedhenesi i policise se Kosoves, Baki Kelani.
Lideri "Vetevendosja": Pse do te marrim pjese ne zgjedhje
Para arrestimit lideri "Vetevendosja", Albin Kurti, tha se levizja qe ai drejton do te marre pjese ne zgjedhje, por nuk do te shnderrohet ne parti politike, por do te garoje si levizje politike qytetare. Sidoqofte, ndryshimi i strategjise se deritashme, sipas tij, vjen si nevoje qe kjo levizje te perfaqesohet ne institucione. "Kemi vendosur ne parim, per pjesemarrje ne zgjedhje ne te ardhmen. Pra, pervecse tashme nuk e perjashtojme mundesine e pjesemarrjes, po ashtu mendojme ta shfrytezojme kete mundesi", tha Kurti. Ai permendi rrethanat, ne te cilat "Vetevendosja" nuk do te shkonte ne zgjedhje. Per te, levizja "Vetevendosje" nuk merr pjese ne zgjedhjet e vitit te ardhshem, vetem nese rrethanat ne Kosove cilesisht ndryshojne shume, duke u bere te jashtezakonshme e krejtesisht te tjera. Lideri i "Vetevendosjes" pranoi se perpara kane shume pengesa dhe veshtiresi. Ai siguroi se ndryshimi i strategjise nuk eshte edhe zevendesim i menyrave te veprimit, por sic tha ai, shtim i tyre. "Ky nderrim i pushtetit nuk duhet te jete per hir te nderrimit te pushtetareve, por per hir te nderrimit te karakterit te shtetit te Kosoves. Pra, jo vetem pushtetare te tjere, jo vetem pushtet tjeter, por edhe tjeter lloj shteti, sepse Kosoves nuk i mjaftojne reformat. Kosova nuk ka nevoje vetem per reformim te kesaj gjendjeje abnormale, por edhe per transformim ne nje gjendje normale", deklaroi Kurti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›