E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: ?Gërdeci?e ?21 Janari?, për faj te Berishës

Kreu i PS, Edi Rama, gjate turit ne Vlore, akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjës për te gjitha problemet me te cilat përballen shqiptaret. Duke kthyer ne vëmendje tragjedinë e Gërdecit, por dhe vrasjen e katër demonstruesve ne 21 Janar, Rama theksoi se sfida e socialisteve është zmbrapsja e qeverise aktuale, qe ai e cilëson koalicion te turpit. ?Shikojeni se çfarë sfide i bën Saliu njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Atyre që e panë koalicionin e turpit me maskat e rëna me zë e me figurë, duke nxjerrë brenda një dite nga xhepi, për përfitime tërësisht personale, një shumë 3200 herë më të madhe sesa rroga e një polici.? Sipas Rames, qeverisja Berisha ka rrënuar shqiptaret, qe tashme me shume se kurrë, sipas tij, përballen me varfërinë, padrejtësinë e papunësinë. ?Më shumë se kurrë PS duhet të bëhet jo vetëm zëdhënëse, por edhe mbartëse e këtyre nevojave. E nevojave të shqiptarëve të zakonshëm, të cilët sot, më shumë se kurrë duhet të dalin nga rrethimi i kusarisë, i matrapazllëkut, i horrllëkut, që është i gjithi i mishëruar në oborrin e Saliut. Shqipëria duhet dhe do të zgjedhë lirisht qeverinë që do dhe nuk do të sundohet më kurrë nga ata që nuk e lënë të zgjedhë, duke i marrë lirinë dhe frymën bashkë me lirinë, sepse fajin e ka Saliu.? Rama deklaroi se qeveria aktuale u imponohet shqiptarëve, ndaj rruga e fitores, theksoi ai, duhet gjetur mbi çdo interes vetjak.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›