E Diel, 1 Nëntor 2026

NYT zbardh një tjetër skandal te tregtisë se armëve

Shqipëria ka qene serish teme e një shkrimit te gjate investigativ lidhur me skandalin e tregtisë se armeve, këtë radhe me qeverinë libiane te Muamar Gedafit. Gazetari i njohur i ?New York Times?, Christopher John Chivers, qe ka raportuar skandalin e shitjes se armeve shqiptare ne Afganistan, hedh drite ne një marrëveshje mes qeverise shqiptare dhe Libisë, përmes një sekseri serb, i cili kërkohet për trafik ndërkombëtar armesh. ?Qeveria shqiptare jo vetëm është përfshirë direkt ne këto trafiqe nëpërmjet Ministrisë se Mbrojtjes, por ajo gjithashtu ka vene emrin e saj ne dispozicion te trafikanteve te armeve nga Evropa Lindore, veçanërisht Serbia. Lehtësues i kësaj tregtie ka qene Meico. Armët janë shitur shpesh përmes një sekseri serb, zoti Tesic, i kërkuar për trafik ndërkombëtar armesh, qe kishte marrëdhënie te ngushte me anëtarë te qeverise se Gadafit. Është e lehte te kuptosh se çfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve, duke pare edhe trafikun e armeve ne Afganistan.? Ky skandal pason atë te tregtisë se armeve me Afganistanin, ku presidenti i kompanisë AEY, Efraim Diveroli, kishte arritur t?i shiste ushtrisë amerikane ne Afganistan municione te vjetra kineze, te ripaketuara, qe përpunoheshin ne fabrikën famëkeqe te Gërdecit. Për publikun u paraqiten prova te lidhjeve te tij me palën shqiptare, pas dëshmisë se te ndjerit Kosta Trebicka qe sipas ?New Jork Times?, vdiq ne një aksident ne rrethana te dyshimta. Ne dëshminë e Trebickes permendeshin struktura te larte te shtetit shqiptar, qe nisnin me krreret e kompanisë MEICO, vazhdonin me ish-ministrin Fatmir Mediu madje përfshinin edhe djali i kryeministrit Berisha. Si pasoje e kësaj afere korruptive, Diveroli është dënuar nga gjykata e Orlandos me katër vjet burg dhe 250 mije $ gjobe, ndërsa ne Shqipëri ende nuk është dënuar askush për shpërthimin ne Gërdec qe u mori jetën 26 personave tre vjet me pare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›