Rama: Gjykata dhe Berisha i mbyllin gojën opozitës

Sipas Ramës, me këtë vendim, gjykata dhe kryeministri tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës.
“Gjobë 50 milionë nga një gjykate e cila refuzon prova dhe dëshmitarë e vetëm shfryn dufin e Babit që do që t'i mbyllë gojën opozitës me gjobë. Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Celik qe refuzoi prova e dëshmi”, shkruan Rama në Twitter. Paraditen e sotme, Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 5 milionë lekë gjobë deputetin Tahiri për shpifje dhe fyerje ndaj dy fëmijëve të kryeministrit. Ata kërkuan në seancat e mëparshme 8 milionë lekë dëmshpërblim. /Start/
2012-06-25 16:42